Mund të përsëriten përmbytjet e janarit

November 26, 2010   | Lajmet / Vijesti

Moti i lig që është duke mbizotëruar këto ditë ka shkatuar edhe problem të shumta vendbanimeve përgjatë lumit Buna.Pikërisht fshati Bore është total i izoluar dhe atje mund të shkohet vetëm me makina të rënda,ndërkaq në Fraskanjel niveli i lumit Buna nga ora në orë ndryshon, kështu që edhe këtu egziston mundësia për përsëritjen e përmbytjeve të janarit.I rrezikuar është edhe fshati Shtodër dhe Reç,si dhe shtëpizat në ishullin Ada.

Nga anëtari i Shtabit të emergjencës në Ulqin Flamur Sella mësojmë se akoma nuk ka nevojë për pakin,por paralajmëroi se katër,pesë ditët në vijim janë shumë kritike.”Nëse bazohemi në të dhënat e shërbimit sinopik se këto ditë do të kemi të reshura shumë të dendura,atëherë  kërcnohet rreziku të kemi përsëri  gjendjen si  në janar të këtij viti.Lumi Buna ka dalë në disa vende nga shtrati,por për momentin akoma është larg pikës kritike,dekraloi Sella ,duke nënvizuar se kërcënimi më i madh kanoset nga digat e Shqipërisë,të cilat dje i kanë lëshuar.”

Ai po ashtu shtoi se Shtabi I Emërgjencës është duke e përcjellur situatën në terren dhe duke mbajtur komunikim edhe me palën shqiptare.

Ulqin 25.11.20010
Nga Hatixhe Nelaj
YouTube Preview Image