Përsëriten përmbytjet e janarit në viset përgjatë bregut të lumit Buna – Video

November 26, 2010   | Lajmet / Vijesti

Të reshurat e dendura që kanë rënë gjatë gjithë nates kanë përkeqsuar situatën në viset pranë bregut të lumit Buna.Pikërisht të përmbytura janë fshatrat Bore,Fraskanjel,Lisën,ku mjet komunikimi  me tokën është lundra.

Në fshatin Bore uji ka hyrë në disa shtëpi,aksi rrugor Bore-Sukubinë është i bllokuar,e njëjta situat është edhe në Fraskanjel dhe Lisën ku kanë më shumë dëme në ekonomi.Skender Heba nga Fraskanjeli shprehet se është shkatrruar çdo gjë që kanë mbjell dhe dëmet janë tejet të mëdha.Niveli i ujit arrin deri në një metër nëpër fusha,ndërkaq të reshura më të dendura janë paralajmëruar këto tre katër ditë.

Lulzim Nela nga fshati Bore shprehet se nga ora në orë niveli i ujit është më i madh,”jemi të izoluar total nga bota,të vetmin mjet për qarkullim kemi lundrën”

Nëse vazhdojnë të reshurat e shiut siç janë paralajmëruar do të kemi një situat alarmante në këto vise.

26.11.2010
Nga Hatixhe Nelaj
Fotografi nga Arkiva


http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/OBOTI-UJE23.flv