Buna vërshoi tri fshatra të Anamalit dhe Shkodren – Video

November 27, 2010   | Lajmet / Vijesti

Prishtinë, 26 nëntor – Reshjet e mëdha të shiut, prurjet e jashtëzakonshme nga liqeni i Shkodrës, ditën e premte kanë nxjerrë lumin Buna nga shtrati dhe ka përmbytur të gjitha vendbanimet pranë tij në zonën e Anës së Malit, komuna e Ulqinit, si Lisen, Bore dhe Freskanjel.
Skënder Heba, banor nga këto zona të rrezikuara, deklaroi për Kosovalive se gjendja është shumë më e keqe se sa në janarin e këtij viti, kur përmbytjet i morën të gjitha prodhimet bujqësore, prej nga ata sigurojnë ekzistencën.
“Aktualisht nëpër vendbanimet e prekura nga përmbytjet lëvizet vetëm me lundra e sule, por nëse reshjet e rrisin më shumë vëllimin e tyre, gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë. Të gjitha serrat e prodhimeve të stinës janë dëmtuar. Askush deri më tash nuk na ka ofruar ndihmë, as komuna e Ulqinit, as Qeveria e Malit të Zi,”- tha Heba.
Ai shton se është në dilemë të madhe të evakuojë familjen dhe bagëtinë, apo të qëndrojë ende me këtë stres.
“Territori përtej Bunës, në Shqipëri, nuk është nën ujë, ndërsa këtu përmbytjet shtrihen nga çasti në çast”, u shpreh banori Sabri Bulla, duke apeluar tek institucionet e komunës së Ulqinit dhe te qeveria malazeze që t’iu ofrojnë ndihmë këtyre vendbanimeve pranë lumit ndërkufitar Buna.

Koha Net

Përmbytjet në Shkodër, zgjerohet harta

Zgjerohet harta e permbytjeve në Shkodër, ku tashmë është prekur edhe qyteti. Pas përmbytjes së Obotit dhe disa zonave në Komunën Dajc, uji ka nisur te mbuloje edhe periferine e qytetit.

Qindra hektarë tokë dhe dhjetëra banesa janë pëmbytur në zonën e Livadeve në periferine përendimore të Shkodrës, ndërsa në qindra banesa te tjera ka prezencë uji.

Në disa banesa uji brenda ka arritur deri në 30 cm duke bërë që tek këto banorë të rikthehet frika e një përmbytje masive, sërish në zonë janë rikthyer varkat apo karrocat me kalë si e vetmja mënyrë për të komunikuar.

Banorët e kësaj zone shprehen të shqetesuar per permbytjen e re. Gjatë natës ka patur rritje të ndjeshme të nivelit të ujit dhe banorët kërkojnë ndihmën e struktuarve shtetërore.

Zona e Livadeve ndodhet në afërsi të lumit Buna dhe është përmbytur nga prurjet e këtij lumi. Kjo për faktin pasi prurjet e mëdha të drinit për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet dhe reshjeve të shumta, te cilat kanë rritur dhe prurjet e lumit Kir kanë bërë që të pengohet derdhja lumit Bunes në lumin Drin. Per pasojë ujerat pengohen dhe nuk rrjedhin normalisht, duke sjelle rritjen e nivelit te Bunes dhe liqenit te Shkodtres, e si rrjedhim edhe permbytjen e livadeve.

Top Channel
http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/PERMBYTJETSHKIODER27.flv

1