Pakicat, faktor i rëndësishëm drejt integrimeve

November 27, 2010   | Politika

Podgoricë, 26 nëntor – Ministri për Të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në qeverinë malazeze, Ferhat Dinosha, duke hapur në Podgoricë natën e kaluar manifestimin tradicional “Ditët e kulturave të pakicave të Malit të Zi 2010”, ka thënë se në këtë fazë të proceseve demokratike në këtë vend janë dy konstatime të pamohueshme dhe ato mund të sfidojnë çdo kritikë.
“Pakicat në këtë shtet duhet të jenë të vetëdijshme se ky vend ka bërë bukur punë rreth përmirësimit të pozitës së tyre në shoqëri. Por, edhe Mali i Zi duhet të jetë i vetëdijshëm se atë çfarë ka bërë deri më tash nuk mjafton”, është shprehur Dinosha, transmeton Kosovalive.
Sipas tij, shteti në periudhën e ardhshme do të bëjë të pamundurën që popujt pakicë dhe bashkësitë nacionale të kenë pozitë edhe më të mire në shoqërinë malazeze.
“Mali i Zi do të jetë i gatshëm në këtë ndërlidhje të implementojë standardet më të larta ndërkombëtare. Karshi kësaj, jam i sigurt se pakicat do të vazhdojnë të jenë faktor i qëndrueshmërisë edhe i ecjes më të shpejtë drejt integrimeve euroatlantike”, tha Dinosha.

KOHA NET



2