Kërcenojnë përmbytjet në Ulqin, Malësi dhe Zetë – Video

November 30, 2010   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Niveli i ujit të lumit Buna mbrëmë dhe sot është rritur 20 cm, çka ka shkaktuar izolimin e plotë të disa familjeve në fshatrat e përmbytura në Anë të malit.

Edhe në komunën urbane të Tuzit rritja e nivelit të ujit rrezikon disa amvisëri, sidomos në fshatrat për rreth liqenit të Shkodrës. Sipas njoftimeve nga kjo komunë urbane, është formuar shtabi i krizës i cili do ta përcjellë situatën dhe do të kontrollojë përmbytjet eventuale, të cilët apelojnë që të mos e përdorin ujin nga puset private. Situata është mjaft kritike edhe në fshatrat Sukruq, Kodër Budan dhe Vrane.

Mjaft situatë e vështirë është paraqitur edhe në brigjet e lumit Cem sepse përsëri për herë të dytë këtë vit është përmbytur rruga e cila lidh fshatrat Dinoshë dhe Milesh. Disa rrugë në Zetë janë të pa kalueshme, kurse uji ka arritur në pragun e disa shtëpive , theksoi kryetari i KU Gollubovci ,Dushan Radoniq. Ai theksoi se të rrezikuara janë fshatrat Kurillo , Berisllavci dhe Ponari. Niveli i Liqenit, siç theksoi Radonjiq për shkak të reshjeve të dendura të shiut është ngritur rreth 15 cm.

TVCG
http://www.balkanweb.com/videoAlbum/Video/7887.flv

Shkodër, përkeqësohet situata, Berisha: Të nisin evakuimet

SHKODER-Shirat dhe stuhia, shoqëruar me shkarkime atmosferike, janë rikthyer sërish në gjithë vendin, por më të shumta ato janë të pranishme në zonën veriore të vendit, konkretisht ne Shkoder. Ndërsa uji i reshjeve të një jave me parë nuk është tërhequr mirë nga fushat, përmbytjet e reja perfshine sërish zonat perreth e qytetit dhe disa komuna. Niveli i ujit ne disa fshatra sot pasdite shenoi 1 m.

ORA: 20:05- KESH: KUOTAT E KASKADES SE HEC-EVE MBI LUMIN DRIN
Shirat e ditëve të fundit kanë rritur prurjet e ujit në liqenet e kaskadës së hidrocentraleve mbi lumin Drin, bëjnë të ditur burimet zyrtare të KESH-it, drejtuesit dhe specialistët e të cilit vazhdojnë kontrollin e pandërprerë të të gjithë parametrave teknikë në ta.

Sipas tyre, në HEC-in e Fierzës prurjet llogariten në 1000 m3/sek, ndërsa niveli i liqenit ka arritur në 228,5 metra. Në HEC-in e Komanit, prurjet llogariten në 1000 m3/sek, shkarkimet në 900 m3/sek, ndërsa niveli i liqenit ka arritur në 172,64 metra.

Në HEC-in e Vaut të Dejës që mbyll kaskadën e lumit Drin, shkarkimet aktualisht janë 1520 m3/sek, prurjet llogariten në 600 m3/sek, ndërsa niveli i liqenit ka arritur në 73,71 metra, thanë burimet.

BALKAN WEB