Permbytjet ne Ane te Malit: Mijëra hektarë e shtëpi nën ujë – Video LIVE

December 3, 2010   | Lajmet / Vijesti

Ulqim 3.12.2010

Ana Malit  po perjeton nje situate dramatike me permbytjet. Vershimi i lumit Buna vazhdon, ndonese me shum i vrullshem se ditet e kaluara.

Por deri kur ujerat e lumit Buna te terhiqen, pamja qe ofrohet nga qielli tregon situaten gati apokaliptike te permbytjeve.

Me mijera hektare toke te permbytura ne Ane te Malit e qindra shtepi nen uje, shume prej te cilave tashme u duken vetem catite.

Pamjet e marra nga lart nga fotografit,tregojne se edhe ne kushte te veshtira disa prej banoreve nuk kane braktisur shtepite duke sfiduar ujerat dhe temperaturat e ulta. Ne fshatet Bore ,Fraskanjel,Lisën,Reç,dhe Shtoj,situata paraqitet edhe me dramatike me shtepi totalisht nen uje. Fshatet te lartpermendura jan kthyer ne fshate fantazem.
Nga korespondetja e jon nga Ulqini Hatixhe Nelaj thot se »Situate hidroologjike në komunën e Ulqinit ka dalur nga kontrolla,të përmbytura janë të gjitha viset pranë bregut të lumit Buna,banorët e kësaj zone nuk mbajnë mend përbytje të tilla madje në 3 dekadat e fundit nuk kishte përmbytje të kësaj përmase »

Evakuimi i bagëtive është bërë që para dy ditëve në zonën e Boreve,ndërkohë që sot pas ngritjes së nivelit të ujit që në disa vende arrin edhe në 2 metra nga toka, është duke u bërë edhe evakuimi i pleqëve dhe fëmijëve. Nga të dhënat që i kemi nga terreni situate sa vjen e vështirsohet,dhe niveli i ujit çdo orë është në rritje.Më të rrezikuarit janë fshatrat pranë bregut të lumit Buna, Bore ,Fraskanjel,Lisën,Reç,dhe Shtoji.
Nga të dhënat që i kemi nga terreni situate sa vjen e vështirsohet,dhe niveli i ujit çdo orë është në rritje.Më të rrezikuarit janë fshatrat pranë bregut të lumit Buna,Fraskanjel,Lisën,Reç,dhe Shtoji,ku i vetmi mjet për të lëvizur është varka..

Lajme nga Ulqini
Autor i fotografive Din Zeneli

YouTube Preview Image
TV KLAN LIVE
http://www.tvklan.tv/klanlajme/klanlajme.flv

1