Në Ulqin situatë e jashtëzakonshme – Video eskluzive nga Hatixhe Nelaj

December 4, 2010   | Shtypi / Mediji

Evakuohen 246 persona nga zonat e përmbytura në Ulqin,situatë e jashtëzakonshme

Nga Hatixhe Nelaj

04.12.2010

Situata në Ulqin është shumë e rënduar  dhe alarmante, dhe çka është më e keqja gjendja është duke u përkeqësuar nga ora në orë.

Evakuimi i banorëve ka filluar,sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brenshme në Ulqin sot janë evakuar 246 persona,deri sa disa nuk dëgjojnë të lëshojnë shtipitë e tyre.

Banorët e Shtojit,Reçit,Gjën Gjergjit dhe Sutjelit janë duke bërë të pamundërën të vejnë thasë të rënës në argjinaturë për të ndalur derdhjen e lumit Buna që ka shpërthyer në disa vende.

Ndërkohë që gjendje është përkeqësuar edhe në të gjitha fshatrat në Anë të Malit që janë pranë bregut të lumit Buna.

Edhe pse dita e djeshme ju dha një shpresë të rrejshme ,pasi kishte rënje të nivelit të ujit,sot gjendja është alarmante.Janë goditur fshatrat,Bore,Lisën,Fraskanjel,dhe Sukubinë.Nga nata e mbrëmshme niveli i lumit Buna është rritur për 30 cm.Nga Shtabi i Emërgjencës paralajmërojnë se mund të vijnë deri tek derdhja e lumit Buna që mund të përfshijë përbytje deri në 9 kilometër hapësirë.Çka është  me rëndësi të ceket se sot me ndërhyrjen e kryetarit të komunës Gëzim Hajdinaga dhe Ministrisë përkatëse në Shqipëri me hilikopter ushtarak kanë bërë transportimin e studentëve tanë që studijojnë në Shqipëri,ku në Shkodër tash dy ditë është gjendje e jashtëzakonshme.

Pritet që në këto orë Ulqinin do ta vizitojë presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq,dhe ministri i Mbrojtjes Boro Vuçiniq për të analizuar situatën në terren dhe ndërmarrë masa konkrete

Forcat ushtarake sot janë duke bërë evakuimin e kafshëve në zonat e përmbytura,si dhe duke ju ofruar ndihma banorëve të kësaj Zone.i Gjithë Shtabi i emërgjencës,forcat policore dhe ushtarake janë në këmbë për të shpëtuar atë çfarë mund të shpëtohet,apo të themi të bëjë të pamundërën,pasi që Buna është çmend.


YouTube Preview Image

1