Përmbytjet, Mali i Zi i kërkon ndihmë NATO-s – Video

December 4, 2010   | Rajoni / Region

PODGORICË- Reshjet e dendura të shirave që po regjistrohen prej disa ditësh në rajonin e Ballkanit kanë shkaktuar përmbytje në shumë rajone të Malit të Zi, që sot kërkoi ndihmë nga NATO.

Njëmbëdhjetë prej 21 provincave të vendit ish-jugosllav përfshirë nga një valë e konsiderueshme uji e shkaktuar nga shtimi i nivelit të të gjithë lumenjve. Rreth 1 mijë persona janë detyruar të braktisin banesat e tyre nga disa lokalitete të Malit të Zi, ku janë të shumta rrugët përmbytura.

Ministria e Mbrojtjes në Podgoricë ka kërkuar ndihmë nga NATO, për mjete ujore dhe materiale të nevojshme jetese për popullsinë e evakuar. Ndërkohë që vazhdojnë reshjet e shirave, me temperatura ende tepër të larta për stinën aktuale, në Podgoricë sot temperaturat arritën 20 gradë Celsius.
(m.a/ansa/BalkanWeb)
http://rtvin.me/flv/03_11_post_vojska.flv