Intervistë me Naser Çobaj,Kryetar i Shoqates Ana e Malit në New York

December 5, 2010   | Intervista / Intervju

IIlyria: Keto dite shoqata “Ana eMalit” qe ju e drejtoni organizoi një forum biznesi në Staten Island, NY. cili ishte qellimi i këtij organizimi dhe çfarë rezultate u arriten?

N. Çobaj: Pasi qe organizata jone fusheveprimin e saj e ka te fokusuar ne diaspore dhe vendlindje, ky ishte nje prej aktiviteteve te cilin e ka organizuar shoqata per bashkepunim me komunitetin. Qellimi i ketij takimi ishte krijimi i nje forme te re te bashkepunimit me pronaret e bizneseve, profesionistet dhe studentet. Kjo eshte bere nisur nga fakti se gershetimi i pervojave, kapitalit si edhe potenciali intelektual e profesional mund te ndihmoje shoqaten per te realizuar synimin e saj ne realizimin e misionit te cilin ajo e ka ne ruajtjen e indentitetit dhe mundesine e krijimit te rrjetit te bashkepunimit i cili do te ishte i karakterit reciprok per te gjithe pjesemarresit. Ne takimin e pare jemi munduar te prekim tri tema te cilat jane elaboruar nga Avokat i ri Gentian Gjoni – “Rinia dhe ruajtja e trashigimise”, Shpresa Suka Hopper – “Roli i Komunitetit dhe ngritja e fondeve” dhe Cafo Boga – “Ana e Malit mundesi e pashfrytezuar e biznesit”. Gjat ketij takimi u arrit qe te shkembehen mendime dhe u diskutua per projekte konkrete qe mund te realizohen gjate vitit ne vijim.

IIlyria: Na thoni nje histori te shoqates “Ana e Malit”. Kur u themelua dhe çfare programi ka ajo?

N.Çobaj: Shoqata Ana e Malit, e cila mban emrin e treves autoktone shqiptare ne mes te Ulqinit dhe Shkodres, eshte regjistruar si shoqate jo-perfituese prane shtetit te Nju Jorkut. Themelimi i shoqates eshte bëre ne janar te vitit 1994. Ishte kjo koha kur filloi shperbetja e ish-Jugosllavise, kur situata e popullates shqiptare u keqesua pa mase dhe si rezulltat i saj erdhi deri te aktivizimi spontan i komunitetit duke u organizuar ne shoqate.
Aktiviteti i pare i saj ishte mbledhja e fondeve per nxenes, studente dhe te vobeket. Programi i shoqates, siç e ceka edhe me lart, eshte i segmentuar ne komunitet dhe vendlindje. Angazhimi jone ne komunitet eshte i perqendruar ne sensibilizimin e nevojes per te ruajtur kulturen dhe identitetin tone kombetar, si edhe te jemi te organizuar ne artikullimin e kerkesave dhe nevojave qe i ka diaspora ne ruajtjen e pasurise se patundshme apo investimeve ne vendlindje. Dhe disa here e kam thene, se eshte gabim qe diaspora te trajtohet si “Kryq i Kuq” vetem per ndihma humanitare. Ne tentimet tona per inkuadrimin e diaspores ne zhvillimin e qendrueshem te Komunes se Ulqinit, deri tani nuk kemi hase ne perkrahje nga subjektet politike dhe administrata lokale, edhe pse eshte fakt se diaspora nga Ana e Malit eshte pronare e ndoshta diku rreth 40% te pasurise se patundshme ne vendlindje. Kurse segmenti i dyte i programit te shoqates eshte ndihma ndaj vendlindjes. Koncepti te cilin shoqata do te mundohet ta aplikoje eshte ne nivelin humanitar, kulturor, investues dhe politik. Keto kater fusha jane ngushte te nderlidhura, ku nese ekzistron vullneti dhe klima politike, atehere eshte lehte te investohet, gje qe krijon mjete per ruajtjen e identitetit dhe eliminon nevojen humanitare. E kemi cekur disa here: Uliqini dhe Ana e Malit i kane te gjitha potencialet qe te jene zona te zhvilluara dhe te jene terheqese edhe per mergimtaret qe te investojne, apo te kthehen ne vendlindje, por kusht i pare eshte vullneti i faktorve politik dhe i administrates lokale.

Illyria: Cilatjane te arriturat e shoqates?

N. Çobaj: Shoqata me aktivitetet e saj ka kontribuar ne organizimin e komunitetit, permes organizimit te manifestimeve kombetare, piknikut, takimeve me komunitetin, si edhe ka ndihmuar te varferit, edukimin, kulturen dhe sportin ne vendlindje. Po ashtu vlene per tu permendur edhe fushata per ndihme financiare te luftes per çlirimin e Kosoves, ku ajo kontribuoi me diku rreth 300 mije dollare. Illyria: Sa banore nga Ana e Malit ka në Amerikë dhe me se merren kryesisht? N. Gobaj: Ne si shoqate kemi filluar regjistrimin e familjeve nga Ana e Malit, i cili proces akoma vazhdon, por ne baze te disa analizave jane diku prej 3500 deri ne 5000 banore. Duke u nisur nga identifikimi i migrimit ne tre ekzoduse te shqiptareve nga treva jone ajo para vitit 1981, pas vitit 1981 si edhe koha e shperberjes se ish-Jugosllavise, ne kemi te bejme me tre grupacione, i pari ekonomik, i dyti mund te indentifikohet si politik dhe grupacioni i trete qe eshte rinia ne mase te madhe e eila largohet nen presionin e rekrutimit per lufte. Deri sa ne grupin e pare kemi popullaten e cila eshte marre me sherbime, grupi i dyte dhe i trete paraqet nje angazhim me masovik te shqiptareve ne çeljen e bizneseve te vogla si edhe edukimin e punesimin e tyre ne firma prestigjioze, apo çeljen e sherbimeve profesionale private.

Illyria: Sa e përkrahin ata shoqatët tuaj?

N. Çobaj: Si çdo aktivitet probono edhe ne kemi peripetitë tona, por gradualisht me qartsimin e aktiviteteve tona eshte paraqitur edhe nje interesim me i madh i komunitetit ne perkrahje te shoqates dhe inkurajuese eshte se kemi nje fryme te re te rinise e cila ka lindur ne SHBA, dhe e cila dita dites eshte me e interesuar te jete pjese e shoqates dhe angazhimeve tona ne komunitet.

Illyria: Ana e Malit per çdo vit organizon festimin e 28 Nentorit. Si do ta kremtoni sivjet kete feste kombëtare?

N. Çobaj: Shoqata Ana e Malit prej viteve 90-ta, e ka festuar tradicionalisht Festen e Flamurit dhe spontanisht eshte bere tradite qe njekohesisht te jete edhe darka e shoqates. Prandaj edhe sivjet shoqata ne hashkepunim me komunitetin nga Ana e Malit dhe mysafire do te organizoje manifestimin e saj ne Staten Island, ku eshte edhe i perqendruar komuniteti Anamalas. Kemi pasur disa kritika, se gjoja shqiptaret duhet te jene te bashkuar ne nje manifestim. Dhe personalisht nuk jam kunder nje manifestimi qendror, por do te ishte jo-reale qe te plotesohen nevojat e nje kornuniteti prej 200 mije shqiptareve, me nje lokal, prandaj une do te kisha dashur te apeloj te te gjitha shoqatat qe çdo 28 Nentor gjate dites te organizohet tradicionalisht nje akademi solemne nga te gjitha shoqatat dhe Konsullata e Shqiperise, kurse secila shoqate sa me masovikisht me ate berthamen e vet te festoj kete dite te shenjte te popullit tone.

Gazeta Illyria

12