Përmbytjet në katunde e komunës së Ulqinit e Tuzit – Video

December 5, 2010   | Ekonomia / Ekonomija

Ulqin, 4 dhjetor – Niveli i ujit në liqenin e Shkodrës, e me këtë edhe në lumin Buna vazhdon të rritet, jeta në zonat e përmbytura po bëhet gjithnjë e më kritike në Ulqin edhe në Tuz.
Fshatrat më të rrezikuara në territorin e komunës së Ulqinit janë atë pranë lumit Buna në zonën e Anës së Malit, mbi të gjitha në Bore, Shtodër, Freskanjel, Reç, Shëngjergj, dhe pjesa fushore e Sukubinës, ku vazhdon të jetë i mbyllur vendkalimi kufitar me Shkodrën.
Zaim Osmani nga brezi më i prekur nga përmbytjet në Anë të Malit thotë se stihia e ujit ka hyrë nëpër shtëpi, nën serrat bujqësore nga banorët sigurojnë ekzistencën, dhe çdo e mirë ekonomike është asgjësuar.
Nga vendbanimet më kritike janë evakuuar të moshuarit, fëmijët dhe bagëtitë, raporton KosovaLive. Lëvizja bëhet vetëm me varka. Banorët e rrezikuar, përveç ndihmave në artikuj ushqimorë për njerëz dhe bagëti, dhe ata apelojnë t’u dërgohen çizme, të cilët tashmë, jo vetëm në tregun e Ulqinit, por në mbarë Malin e Zi janë bërë malli më i kërkuar.
Shefi i Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Djukanoviqit, Luigj Shkreli, deputet i kësaj partie në Parlamentin malazias, jeton nja 300 m larg nivelit të lumit Buna.
“Të gjithë duhet të kontribuojmë për ta tejkaluar këtë fatkeqësi natyrore. Në këtë gjendje, duhet të ndërhyjë shteti,” shton ai.
Por bashkëfshatarët e tij, të vëllazërive Hoti, Selçanin dhe Elezaj, thonë se po përjetojnë një gjendje shumë dramatike duke luftuar me stihinë e ujit. Ata ankohen se askush nuk është solidarizuar me ta, duke apostrofuar këtu punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale, të cilët posa përfunduan orarin e punës, nuk vazhduan të evitojnë rrezikun potencial të përmbytjeve të të gjitha zonave të Shtojit dhe të Plazhit të Madh.
Edhe kryetari i komunës urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj njofton opinionin se edhe atje situata është shumë alarmante në katundet pranë liqenit të Shkodrës, si në Narhelm, Sukruq, Kodër Budan.

KOHA NET


YouTube Preview Image