Përmbytjet ne komunën e Ulqinit – Video

December 5, 2010   | Politika

Niveli i ujit në lumin Buna sot ka rënë për 9 cm për dallim nga dje. Megjithatë situata në zonat e përmbytura në këtë komunë vazhdon të jetë kritike.

Fshatrat më të rrezikuar janë : Lisna Bore ku banorët natën e mbrëmshme e kaluan në terr në katin e dytë të shtëpive të tyre, kurse sot u janë kthyer dritat. Në gjendje të renduar gjenden edhe banorët e Fraskanjelit, Shtores, Reçit, Shën Gjergjit, Shënkotollit, Shtojit dhe pjesë së poshtme të Sukobinës. Ekipet e shtabit komunal të emergjencës janë në gjendje gatishmërie qysh pardje dhe në kontakt të vazhdueshëm në banorët e fshatrave të përmbytura. Ato së bashku me ndërmarrësit lokal privat të makinerive pjesëtarëve të ushtrisë malazeze punonjësve të kripores së Ulqinit ndërmarrjes komunale dhe aktivistëve të tjerë vendorë kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe mbrëmë deri vonë në sanimin e pikave kritike të lumit Buna gjë të cilën po e vazhdojnë edhe sot dhe ditëve në vijim.

Qytetaret që kanë pësuar më shumë dëme nga përmbytjet ankohen në siç thonë ata moskujdesin e qytetarëve vendor të cilët deri me sot përveç vizitës nuk u kanë ofruar kurrfarë ndihme. Por, sipas fjalëve të anëtarit të shtabit komunal të emergjencës Gjorgje Dabooviq ndihmë e munguar banoreve me të dëmtuar nga përmbytjet do tu arrijnë gjatë ditës së sotme. Këto ndihma do ti shpërndajnë kryetari i komunës së Ulqinit Gezim Hajdinaga dhe anëtari i shtabit të emergjences Loro Ndrekiqi thotë Daboviqi.

RTCG



YouTube Preview Image