Niveli i ujit bie, por gjendja ende e rëndë – TV LIVE NEWS24

December 7, 2010   | Lajmet / Vijesti

7.12.2010
Edhe krahas zvogëlimit të ndjeshëm të nivelit të ujit situata në rajonet e përmbytura vazhdon të jetë mjaft e rëndë.

Në Mal të Zi nga 11 komunat e përfshira me përmbytje, janë evakuuar rreth 7 mijë banorë. Situata më e rëndë është në rajonin e Zetës në të cilin 7 fshatra me rreth 8 mijë banorë ndodhen nën ujë. Situatë e rëndë vazhdon të jetë edhe në komunën e Ulqinit përngjatë lumit të Bunës, pastaj në Nikshiq, në Plavë, Beranë e kështu me radhë. Vazhdon të përmirësohet gjendja pas përmbytjeve në komunën e Ulqinit.

Niveli i ujit në Lumin Buna gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar rënie për 10 cm për dallim nga dita e djeshme. Gjatë ditës së sotme vëmendja e shtabit komunal të emergjencës së bashku me pjesëtarë të ushtrisë malazeze, policisë dhe aktivistëve vendor, është përqendruar në përforcimin e argjinaturave përgjatë lumit, duke filluar nga Ada e deri në Shën Gjergj.

Edhe në territorin e komunës urbane të Tuzit, sidomos në fshatrat përngjatë liqenit të Shkodrës, po ashtu vazhdon të jetë situatë e rëndë nga përmbytjet e shkaktuara nga niveli i lartë i ujit të liqenit të Shkodrës, niveli i të cilit pothuajse vazhdon të jetë i njëjtë. Përmbytjet që kanë përfshirë rajone të shumta në Mal të Zi kanë shkaktuar dëme të mëdha, në veçanti në objektet e banimit, pastaj në objektet përcjellëse, në fondin e kafshëve si dhe në tokat e banorëve.

Edhe pse ende nuk është bërë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara, ato do të jenë shumë të larta, andaj banorët kanë nevojë në mbështetjen solidare për ti ndihmuar në përballimin sa më të lehtë të pasojave nga përmbytjet. Përveç ndihmave të deritashme nga organet kompetente shtetërore në tejkalimin e situatës së krijuar, kompani të shumta, biznesmen dhe individ, kanë ndarë mjete të konsiderueshme, dedikuar banorëve në rajonet më të rrezikuara.

Ndërkohë organet kompetente shtetërore kanë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për zvogëlimin e pasojave nga përmbytjet, kurse në periudhën e ardhshme me qellim të zvogëlimit të tyre nuk duhet lënë pas dore nevojat prioritare të banorëve të rrezikuar, është konstatuar në mbledhjen e djeshme të ekipit koordinues për menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje, të cilën e ka kryesuar kryetari i ekipit koordinues, kryeministri Millo Gjukanoviq është analizuar situata në komunat e përmbytura si dhe aktivitetet e organeve shtetërore lidhur me ndihmën e dhënë banorëve.

TVCG



LAJME LIVE NGA NEWS24