Klubi i karatese Champion mori pjesë ne kupen e Podgoricës

December 8, 2010   | Sporti / Sport

Klubi i karatese Champion
Te dielen ne Podgorice u mbajt Kupa e 13-te “Clirimi I Podgorices” ,gare kjo e cila mblodhi 24 klube me 450 garues .Klubi I karatese Champion ne kete gare mori pjese me 18 garues ( shpresa ,pionier dhe fatosa )te cilet u kthyen me 21 medalje:4 te arta,5 te argjendta dhe 12 te bronzta dhe nje kup per vendin e peste ne renditjen e pergjithshme.
Ne kete gare moren pjese klubet me te suksesshme te vendit keshtu qe konkurenca ishte tejet e forte.Dy nxenesit e klubit Champion Adonis Markashi dhe Genc Murati paten sukses si ne cdo gare tjeter duke u ndeshur disa here dhe keshtu duke u kurorezuar me medalje te arta.Vet fakti flet se keta dy nxenes u zgjodhen me merite nga perfaqesuesja e Malit te Zi aq me teper qe dyte u kthyen me nga nje medalje nga Kampionati Ballkanik 2010.
Me medalje te arta u kurorezuan :Elvir Deljanin,Elvis Lika,Genc Murati dhe Adonis Markashi.
Me medalje te argjendta:Leona Markiq,Samir Hajdarpashiq,Andrea Dragojeviq,Goran Kilibarda dhe Elvir Lika.Me medalje te bronta:Eliza Markiq,Melita Shata,Ksenija Vujosheviq,Katarina Pejoviq,Samra Hajdarpashiq,Daniel Margjonoviq,Dimitrije Vujosheviq si dhe ekipi I katave 2000/2001 I perbere nga Goran Kilibarda,Ervin Deljanin dhe Elvir Deljanin.
Ishte ky nje sukses tjeter I klubit te karatese Champion shprehen drejtuesit Nail Kurtoviqi dhe Lek Markiqi te cilet urojne dhe dy klubet tjera per suksese te tilla dhe qe ne te ardhmen te marrin pjese ne gara ballkanike,evropiane dhe boterore !

Për Lajme nga Ulqini
Flora Markiq