Ulqin: Përmbytjet dhe breshëri dëmtuan mijëra tonelata agrume – Video

December 8, 2010   | Ekonomia / Ekonomija

Ulqin, 8 dhjetor –  Moti i lig, i shoqëruar me reshje të mëdha të shiut dhe të breshërit, përveç përmbytjeve në zonat pranë bregut të lumit ndërkufitar të Bunës në Anën e Malit, solli dëme të jashtëzakonshme edhe në plantacionet individuale në mbarë territorin e komunës së Ulqinit.
Ndërkaq, dëmet më të mëdha janë duke u shënuar në mjediset e njohura të kultivimit të komunitetit të pemëve mesdhetare – të agrumeve, mandarinat dhe portokajt si, në Zogaj, Pistull, Shtoj, Fusha e Ulqinit, Gjerana dhe Kodra, ka raportuar KosovaLive.
“Sivjet mandarinat, jo vetëm se ishin të një të cilësisë së lartë, por edhe rendimentet shënonin rekorde. Personalisht kam arritur të vjel sasira të konsiderueshme, por më janë dëmtuar 4-5 tonelata mandarina”,- ankohet kultivuesi i agrumeve, Mustafë Brahimi.
Këshilltari për bujqësi pranë Komunës së Ulqinit, Gani Rexha thotë se të gjitha këto dëme të shkaktuara nga fatkeqësia elementare natyrore. Breshëri sivjet i solli, vërtetë, katastrofën komunitetit të agrumeve.Të gjitha janë duke u regjistruar edhe do t i dorëzohen Ministrisë së Bujqësisë.
Në dekadën e fundit, në Ulqin është shtuar jashtëzakonisht shumë numri i kultivuesve të agrumeve, duke u bërë prodhimet më konkuruese në Mal të Zi dhe në vendet e rajonit.

KOHA NET



YouTube Preview Image

1