Përfaqsuesit e OKB-së–UNHC-er,UNICEF,dhe UNDP-i qëndruan në Ulqin

December 9, 2010   | Politika

Ndërkombëtarët qëndruan në Ulqin

Ulqin 09.12.2010

Nga Hatixhe Nelaj

Përfaqsuesit e Kombeve të bashkuara –UNHC-er,UNICEF,dhe UNDP-i si dhe përfaqsuesit e Organizatës Botërore të shëndetësisië të cilët kanë qëndruar dje  në komunën e Ulqinit  kanë pasur një tajim pune me kryetarin i komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga ,njëherit edhe kryetar i Shtabit të emërgjencës ,si dhe me anëtarët e Shtabit të emërgjencës .

Vizita erdhi pas përmbytjeve që e kanë goditur komunën e Ulqinit.Kryetari i komunës deklaroi se me përbytje është përfshi një zonë e madhe e komunës së  Ulqinit,26 shtëpi akoma janë nën ujë,janë shkatrruar disa ura,dhe janë bërë dëme të mëdha materiale.

Përfaqsuesit e Kombeve të Bashkuara pas vizitës kanë vizituar zonat e përmbytura në pjesën e Shtojit dhe në Anë të Malit,për të parë nga afër gjendjen aktuale të zonave të përmbytura.Hajdinaga tha se qëllimi i vizitës është njohftimi i organizatave botërore me gjendjen aktuale pas përmbytjeve në komunën tonë.Përfaqsuesit ndërkombëtar pas vizitës që i bënë zonave të përbytura patën edhe një takim më të zgjëruar me Shtabin e emergjencës.

Të gjithë ishin të mendimit se është më se urgjente të punohet në një projekt të qëndrueshëm ndërkufitar,ku duhet të angazhohen ekspert të fushës përkatëse.Po ashtu u konstatua se gjendja në terren akoma është e vështir,por që niveli i ujit ka rënije graduale.

Kryetari Hajdinada potencoi se tash i presin punë të mëdha,pasi të tërhiqet uji në shtëijat e të përmbyturve mbeten mbeturina të mëdha,duhet urgjentisht të bëhet dezinfektimi i shtëpiave,oborreve,shtallave për të ndaluar ndonjë epidemi të mundshme.