Plehrat ndotin dhe Ulqinin Buna derdh mbetjet në Adriatik

December 9, 2010   | Shtypi / Mediji

PODGORICE- Pas Kroacisë dhe Mali i Zi denoncon ndotjen me shishe plastike, mbetje mjekësore dhe pajisje elektroshtëpiake të plazhit të Ulqinit,edhe ky i shtrirë në brigjet e Adriatikut.

Në një vijë bregdetare prej gati 12 kilometrash vijë bregdetare e plazhit të Ulqinit, në jug të Malit të Zi është mbuluar nga mbeturinat.

Ambientalistët e shtetit fqinj thonë se mbetjet janë transportuar në këtë plazh nga lumi Buna, i cili ndan Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe ka derdhje në Adriatik

Kreu i organizatës jo qeveritare “Hapat jeshil“ Dzelal Hodzic ka thënë për AFP se ndotje të tilla ishin një dukuri e rregullt por këtë vit ndotja ishte rritur për shkak të rritjes së nivelit të ujrave.

“Për shkak të rritjes së nivelit të ujrave, Buna rrëmben të gjitha mbetjet buzë lumit dhe i derdh ato në Adriatik”- shton Djordje Dabovic, sekretari për mjedisin në Ulqin.

Mbeturinat vijnë si nga ana Shqiptare ashtu dhe malazeze”- ka thënë më tej Dabovic citon AFP.

Daliborka Pejovic kreu i agjencisë së mjedisit të qeverisë malazeze kanë thënë për mediat vendase se problemi mund të zgjidhet vetëm nëse dy shtetet “rregullojnë problemet serioze komunale dhe ndërtojnë vendgrumbullim plehrash për të trajtuar mbetjet”

AFP duke cituar burime zyrtare të qeverisë së Podgoricës flet për një vizitë të kryeministrit shqiptar Sali Berisha drejt Podgoricës e parashikuar të zhvillohej për javën e ardhshme, por se kjo vizitë është shtyrë për shkak të përmbytjeve të rënda që kanë përfshirë veriun e Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite AFP shkruan se do të diskutohej mbi problemet që këto dy vende kanë për shkak të përmbytjeve.

Në fund të muajit nëntor Kroacia denoncoi ndotjen e bregut jugor të saj, pjesë e detit Adriatik nga sasi të mëdha mbetjesh. Ministri i jashtëm kroat thirri ambasadorin e Shqipërisë për të kërkuar një shpjegim për këtë ndotje të cilën Kroacia beson se kanë ardhur nga Shqipëria.
(s.g/BalkanWeb)
VIDEO TOP CHANNEL
http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/NDOTJAMALZI.flv

1