Të ndihmojmë së bashku viktimat e përmbytjes në Anë të Malit

December 10, 2010   | Lajmet / Vijesti

Shoqata Shqiptaro Amerikane Ana e Malit në New York organizon mbledhjen e fondeve për të dëmtuarit nga përmbytjet në Anë të Malit.
Fatkeqësia natyrore që ka përfshirë Anën e Malit dhe zona të tjera në vend, është vendosur në qendër të vëmendjes së shqiptarëve të Amerikës, familjeve shqiptare në Amerikë, të komunitetit shqiptaro-amerikan. Këto ditë pas festave të 28 Nëntorit, shqetësimi i shqiptarëve të Amerikës është për t’u ardhur në ndihmë, e të jenë në mbështetjen e familjarëve të tyre dhe të bashkatdhetarëve të tyre, të cilët, prej më shumë se pesë ditësh po përballen me një katastrofë të paparë natyrore, nga një përmbytje me përmasa shkatërrimtare, që i ka detyruar  mijëra njerëz deri tani të largohen nga shtëpitë e tyre.

Bashkëthemeluesit e shoqatës të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan “Shoqata Ana Malit”,kan thënë se “kjo fatkeqësi e paparë natyrore ka ngritur në këmbë komunitetin shqiptar, individë, shoqata dhe organizatat e komunitetit. Përmbytja në Anë të Malit të Ulqinit ka qenë vazhdimisht në vëmendjen dhe shqetësimin e komunitetit shqiptar në Nju Jork”, – thanë ato, duke shtuar se edhe kësaj radhe komuniteti shqiptar s’ka dyshim që do të jetë  i gatshëm të japë ndihmat e tij për këtë fatkeqësi natyrore.

Kjo ka qenë një katastrofë natyrore, ka qenë një situatë shumë e Jashtëzakonshme.Duhet thënë se ka pasur përmbytje në ato zona edhe më para, përmbytje të tjera sipas zonave në Anë të Malit,Ulqin,Shtojë,Shkoder etj, por asnjëherë si kjo kësaj radhe.

Ana Malit e ndiejnë solidaritetin e diaspores te komunitetit shqiptar në Nju Jork Siti, veçanërisht në Bruklin, Kuins, Staten Island dhe Bronks, jo vetëm në fjalë,, – por edhe me vepra, që t’i ndihmojmë njerëzit në nevojë të dalin nga kjo situatë jashtëzakonisht e vështirë”.
Ftojmë gjithë shqiptarët me punë dhe qëndrim në diaspor dhe Ulqin, shoqatat, klubet, bashkësitë fetare, intelektualët, shoqëritë afariste, firmat shqiptare donatorët individual e institucional pa dallim moshe, gjinie, krahine e feje që të kontribuojnë në këtë aksion humanitar për ndihmë

Lajme nga Ulqini u bën thirrje bashkatdhetarëve tanë, jo vetëm në diaspor, por dhe gjithë atyre që kanë vullnet të mirë, që me mjetet tona t’ua lehtësojmë vështirësitë   familjeve, të cilët këto ditë po kalojnë një situatë tepër të rëndë.
Nga stafi drejtues »Lajme nga Ulqini » shpresojmë se as kësaj here nuk do të mungojë solidariteti ynë, ashtu siç nuk ka munguar edhe herë të tjera,qoftë duke ia lehtësuar varfërinë dikujt, apo dikujt tjetër duke i siguruar para për shërim dhe sende tjera të jetës.

Thonë se shpresa vdes e fundit, kështu thonë edhe banorët e Anës së Malit dhe Ulqinit në përgjithesi duke shpresuar për një të ardhme më të mir të vendit të vet.

I lutemi  çdo antari ta Shperndaje ne Facebook lajmin.Faliminderit

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image