Argjentina Ramosaj, Zana Krasniqi dhe Tuna Sejdiu pushtojnë kopertinat e fundvitit në Kosovë

December 11, 2010   | Lajmet / Vijesti

Është privilegj i rrallë të gjendesh në kopertinat e revistave të njohura, me rastin e festave të fundvitit. Këtë gjë po e shijojnë edhe tri bukuroshet e ekranit Argjentina, Tuna dhe Zana Krasniqi.

“Kosovarja, Select dhe Teuta”, janë tri revista shumë prestigjioze dhe më të lexuarat në mbarë Kosovën, të cilat kanë zgjedhur këto tri vajza për të qenë pjesë e numrave festivë për fundvit. Jo rastësisht janë zgjedhur këto imazhe për të qenë pjesë e këtyre revistave, pasi Argjentina dhe Tuna për momentin janë ndër këngëtaret më aktive në skenën muzikore, qoftë me klipe dhe paraqitje të ndryshme gjithandej.

Kurse Zana Krasniqi bëri një rikthim në media, pas një pauze të gjatë që bëri pa impenjime në modelim. Argjentina do të pushojë gjatë festave të fundvitit dhe nuk do të paraqitet në ndonjë koncert, ndërsa do të realizojë një duet me aktorin kosovar Fatos Kryeziu dhe një këngë tjetër “solo”.

Tuna pritet të jetë e pranishme gati në gjitha xhirimet televizive që bëhen në Kosovë e Maqedoni, ndërkohë që do të lançojë dhe një këngë të re, si dhe duetin me Getoar Selimin.

Kurse për festat e fundvitit ka shumë gjasa që të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose në Zvicër. Zana Krasniqi për momentin po qëndron në Amerikë, në kërkim të kontratave të reja për modelim.

1