Shqiponjat: Kenga – Kerkoj ate qe mtakon,jo dhune nacionaliste ,por vullnet dhe deshire shpirterore…

December 11, 2010   | Ngjarjet - Events

Grupi i Hip-Hop-it nga Ulqini “Shqiponjat” afer 3 vjetorit te themelimit te tyre,ka nxjerrur nje kenge me teme kombetare.Pikerishte me rastin e 28 Nentorit eshte nxjerr ne qarkullim kjo kenge qe titullohet “Kerkoj ate qe mtakon”.
“Kenga eshte e qellimshme,nacionaliste,e planifikuar,kombetare,dhe me vargje gjysem provokativ per politikane shqiptar ketu ne Mal te Zi,se keshtu e don muzika Rap” shprehen Xhibo dhe The Prick,dy artistet e ketij grupi muzikor .
Kohes fundit mbas postimit ne youtube artistet jane pak si te kercenuar me telefonata dhe fjale nga persona te ndryshem anonim.
“Nuk mendoj qe kjo kenge shprehe apo nxite dhune nacionaliste,kjo thjeshte shprehe vullnetin dhe deshiren shpirterore te cdo shqiptari ne Mal te Zi.Imponimet apo fjale te ndryshme munde te manipulojne mendimin e shqiptareve ketu,por thjeshte kjo duhet ditur,se jane vete qytetaret qe na kane nxitur te bejme nje kenge te tille ne menyre indirekte apo direkte,dhe nuk duhet mohuar deshira e shqiptareve ne Mal te Zi per Bashkim Kombetar,ne fund te fundit me ane te kenges”,n.q.s politika shqiptare ketu ka frige ta thot,ju lutem kete frige mos ia impononi popullit. shprehet njeri nga artistet.
“Shqiponjat” eshte grup Hip-Hopi I krijuar nga fundi I vitit 2007, nga dy te rinj Granit Mehmeti(XHIBO) 20vjecar,dhe Gjergj Lulaj(The Prick)18vjecar,grupi eshte aktiv ne aktivitete te ndryshme,kane qene pjesmarres ne “Kenga Magjike 2008”.Kane incizuar rreth 11 kenge,3 videoklipe,padyshim videoklipi me i sukseseshem i deri tanishem eshte ai ne bashkepunim me Kejsi Tolen,i kenges “UAT” ,nentorin e kaluar.
Shume kush e din kengen “E kam princip” ,apo “Sikur Vip” ,pa anashkaluar as “Qe po vijme” , “Cdo dite” e “UAT” te cilat per nje kohe te shkurter u bene hit nga shoqeria dhe rinia ne Ulqin ,Tuz e Plave por edhe me gjere ne Shqiperi.Por kete nentor “Shqiponjat” nuk vijne me videoklip,ata kane preferuar nje kenge te rralle nga ato me tema te zakonshme.
“Seshte e vetmja arsye kenga “Kerkoj ate qe mtakon” ajo qe skemi nje videoklip te ri,por jane kushtet ekonomike,mungesa e sponzorave, ato qe na kane ndaluar pak,kurse jemi ketu pikerisht nga vullneti yne,dhe perkrahja e shoqerise,gjithsesi ne planin tone eshte nje videoklip i ri per te cilin nuk do japim nje date premtimi”,shprehen “Shqiponjat”.

Ndigjoni këngen nga Grupi Shqiponjat

http://www.youtube.com/watch?v=8uoB9jNY2ig

Xhibo Granit Mehmeti Facebook