UDSH-PPD dhe PDS do të qeverisin në katër vitet e ardhshme në Ulqin

December 12, 2010   | Politika

11.12.2010

Nga Hatixhe Nelaj

Koalicioni Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia e Prosperitetit Demokratik “Bashkë për të ardhmen”sot janë dakorduar për të lidhë koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve.Në konferencën për gazetarë lideri i Unionit Demokratik të shqiptarëve Ferhat Dinosha tha se “Jemi para jush me një lajm të mirë për të gjithë ju,mediat që janë prezente dhe qytetarët tanë të cilët e kanë pritur këtë koalicion qysh në muajin maj.

“Sot jemi marrë vesh të lidhim koalicion me partnerin tone të vjetër PDS,dhe së bashku do të qeverisim me komunën e Ulqinit edhe në katër vitet e ardhshme”. Zotri Dinosha shtoi se “Esenca e marrëveshjes do të nënshkruhet shumë shpejt,por i bëri të ditur disa detaje të marrëveshjes.”Kryetari i parlamentit do të vijë nga radhët e PDS,nuk jemi në dijeni se kush do të jetë,por ne do ta përkrahim,ndërsa ekzekutivi,pra kryetari i komunës  Gëzim Hajdinaga i cili ka afat edhe një vit,do të jetë edhe në katër vitet e ardhshme pas skadimit të këtij afati.Ndarja e pushtetit me marrëveshje është pesëdhjetë -pesëdhjetë,shtoi Dinosha.Ai tha se sot për shkaqe familjare nuk është prezent partneri i tretë,kryetari i PPD Ali Rexha,por shtoi se me zotërin Rexha  janë marrë vesh dhe ka pëlqimin e tij.

Dinosha falënderoi  partneret  e vet PDS  dhe PPD për korrektësinë që kanë pasur.Ai tha “ që Partia Demokratike e Socialistëve ka pasur ofertë edhe më të mire për koalicion  nga Forca,por PDS duke pasur parasyshë bashkpunimin e mire shumë vjeçarë  si në nivelin  lokal, ashtu edhe në atë qeveritar,  ka vazhduar me partner të vjetër”

Ne do të punojmë në mënyrë transparente tha Dinosha,çka flitet në Ulqin do të flitet edhe në Podgoricë.

Ndërkaq Luigj Shkreli kryetar i Këshillit Komunal  të Partisë Demokratike të Socialistëve tha se kam knaqësi të veçantë që të publikoi lidhjen e koalicionit me UDSH-PPD .Motivi që ne të lidhim koalicion me partneret në fjalë është se ne së bashku  do të punojmë për të ecur përpara në interest ë përgjithshëm të qytetarëve

“Së bashku do të jemi edhe në mandatin katër vjeçar,po ndoshta edhe më gjatë “- shtoi Shkreli.

Ai njëherit falënderoi për mirëkuptim dhe një kontribut të veçantë për lidhje të koalicionit Zotri Ali Rexhën,dhe shpjegoi mosprezencën e tij,siç u shpreh ai “Mos të krijojnë huti tek opinion,ai sot për shkaqe objektive nuk është prezent,por ne jemi dëgjuar dhe kemi pëlqimin e tij”

Shkreli tha se për detaje të koalicionit do të flasin pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Uroi që koalicioni të jetë koalicion  për të mirën e të gjithë qytetareve të komunës së Ulqinit.
YouTube Preview Image

6