Shqipëria e Mali i Zi nënshkruajnë memorandumin për thellimin e Bunës

December 14, 2010   | Lajmet / Vijesti

Permbytjet, firmoset memorandumi për thellimin e Bunës
SHKODERShqipëria e Mali i Zi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit për thellimin e Bunës. Memorandumi synon pastrimin e shtratit dhe largimin e të gjitha pengesave artificiale si: mbeturinave të urave të shkatërruara, anijeve të mbytura, mbetjeve nga drunjtë etj. Pastrimin e shtratit rreth urave ekzistuese për të parandaluar ngadalësimin e rrjedhshmërisë përgjatë lumit të Bunës; thellimin, zgjerimin (ku është e mundur) dhe rehabilitimin e shtratit të lumit të Bunës; pastrimin e grykëderdhjes së lumit të Bunës në det; rishqyrtimin e kuotave të argjinaturës.
Memorandumi u firmos sot ne Shkoder nga ministrat e Mjedisit te dy vendeve, përkatësisht ministri shqiptar i Mjedisit , Fatmir Mediu dhe homologu i tij malazez, Milutin Simovic.
“Të dyja shtetet kemi përjetuar momente të vështira nga përmbytjet”-deklaroi ministri malazez i Mjedisit, duke shprehur gadishmërinë në cdo kohë për realizimin e projekteve. Por- shtoi Simovic- projekti kërkon kohë. Nga ana e tij ministri Mediu u shpreh se projektet do të jenë të përbashkëta dhe cdo ndërhyrje në Bunë do të bëhet me miratimin e të dyja palëve.
Ministri shqiptar informoi se sot ka nisur puna në grykëderdhjen e Bunës dhe se „brenda muajit mars do të paraqesim projekte afatmesme për ndëryhjen në Bunë që të minimizohet rreziku i përmbytjeve.

BalkanWeb



LAJME LIVE NGA NEWS24