Organizata e Shoqërisë Civile Horizonti i Ri përfundoi realizimin e projektit

December 17, 2010   | Shoqëria / Društvo

Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” përfundoi realizimin e projektit“Jetë e shëndetshme është stili im”

Ndihmë të rinjve për formimin e sistemit të vlerave dhe sjelljeve

Ulqin – Me performancen publike qe u realizua te premten ne oborrin e Shkolles se Mesme ne Ulqin, Organizata e Shoqerise Civile “Horizonti i Ri” perfundoi projektin “Jete e shendetshme eshte stili im”, realizimi i te cilit filloi ne shtator. Sipas koordinatorit te ketij projekti, Nazif Veliqi, projekti kishte per qellim informimin me te mire te te rinjve ne Ulqin dhe trajnimin e tyre per te gjykuar sa me drejt ndaj fenomenit te perdorimit te lendeve narkotike, ndryshimin e veseve te keqija te jeteses, zvogelimin e numrit te te rinjve qe konsumojne alkool, pine duhan dhe marrin droge. Projekti perfshiu ciklin edukativ prej dhjete punetorive qe u realizuan me 23 gjimnaziste te Ulqinit, te cilat kishin per qellim qe nxenesit ne menyre kreative te shprehin qendrimin e vet ndaj semundjeve te varesise, te mesojne per rendesine e parandalimit dhe luftimit te ketyre dukurive, por edhe te terheqin vemendjen e opinionit per kete problem kaq serioz te shoqerise. Nga te dhenat rezulton se ka rritje te te rinjve qe konsumojne alkool, pine duhan dhe marrin droge, dhe se kjo fillon ne moshe gjithnje e me te re. Nder faktoret qe ndikojne ne rritjen e varesise tek te rinjte jane mungesa e kushteve qe te rinjte ne Ulqin kohen e lire ta kalojne ne menyre kreative, te shendetshme dhe te larmishme, mungesa e ideve te shumica e te rinjve per mundesite e organizimit te aktiviteteve te ndryshme dhe interesante, ne kushtet ekzistuese, interesimi i pamjaftueshem i komunitetit lokal per t’u njohur me nevojat e te rinjve, nevoja per informimin dhe edukimin e vazhdueshem te te rinjve, mbi rreziqet qe sjell me vete mosha e adoleshences, por edhe ndihme konkrete qe te fitojne njohurite dhe shkathtesite e nevojshme per te ndertuar qendrimet e veta ndaj konsumimit te substancave psikoaktive etj. Synim kryesor i ketij projekti ishte qe t’iu ndihmoje te rinjve te formojne nje sistem vlerash dhe sjelljesh qe do te favorizojne stilin e shendetshem te jetes. Projekti u realizua me mbeshtetjen e Drejtorise per Rini dhe Sport, ne kuader te realizimit te Planit Nacional te Aksionit per te Rinj, respektivisht Planit te Veprimit per vitin 2010.

Kohapress



YouTube Preview Image