Genta Ismaili, me linja seksi dhe këngë tallava

December 18, 2010   | Lajmet / Vijesti

Mjafton të përmendësh emrin e Genta Ismailit, që sallat e koncerteve të mbushen sakaq. Për shkak të talentit të saj për muzikë e sidomos linjave shumë të mira të trupit, ky efekt është përherë i suksesshëm. E përveç se në Kosovë, e pamë këtë gjatë gjithë javëve edhe në Shqipëri në spektaklin “Dancing with the stars”.

Megjithatë, përveç kësaj pjese të njohur, Genta shquhet gjithashtu edhe për eksperimentet që bën në muzikë, në pjesën më të madhe të të cilave ka qëlluar në shenjë. Deri diku, eksperimentet në muzikë përkojnë edhe me veshjet e saj ekstravagante, pavarësisht kritikave të herëpashershme. Kësaj here, lajmi që na vjen nga Ismaili është i mirë. Ka njoftuar realizimin e një dueti me Nora Istrefin, por nuk mbaron me kaq.

Në planet e këtyre kohëve, kanë qenë edhe realizimi i disa këngëve komerciale. Njërën prej tyre e regjistroi fare pak ditë më parë. “Ndërkaq, jam duke përgatitur albumin tim, i cili pritet të dalë deri në fund të vitit. Do ta paraqes atë në koncerte live me këngë të disa zhanreve. Kën

ga që kam për momentin në dorë është duet me këngëtarin Adem Ramadani”. Albumi i ri vjen pikërisht për atmosferën e festave, të cilat Genta do t’i kalojë në Zvicër e Maqedoni.

YouTube Preview Image
1