Tingulli 3nt publikon albumin e ri

December 19, 2010   | Lajmet / Vijesti

Rep grupi Tingulli 3nt këto ditë ka lançuar albumin më të ri të titulluar “Ma i madhi n’ven” që përmban 13 këngë, disa prej të cilave tashmë hite të njohura si dueti me Ermal Fejzullahun dhe Flori Mumajesin. Risi në këtë projekt përveç këngëve të reja është dhe dueti me Tuna Sejdiun “E dite, se dite” që tashmë është bërë një hit i vërtetë së bashku me këngën “Ma i madhi n’vend” që i paraprinë albumit.

Promovimi i këtij projekti tashmë ka filluar dhe rep grupi ka prenotuar datat e koncerteve në shumë diskoteka në Kosovë e diasporë. Këto ditë së bashku me albumin, djemt e famshëm kanë publikuar dhe disa foto provokative të cilat flitet se janë pjesë e xhirimeve të klipit të ri që pritet të shoqërojë albumin. Në këto foto ata shfaqen me veshje kombëtare së bashku me dy femra gjithashtu të veshura me veshje kombëtare por shumë provokative dhe seksi.

Këngët e albumit “Ma I Madhi N’Ven” :

1. Tingulli 3nt – Intro

2. Tingulli 3nt – Ma i Madhi n’Ven

3. Tingulli 3nt ft. Ermal Fejzullahu – I Kom

4. Tingulli 3nt ft. Flori – Ani Ani Syn

5. Tingulli 3nt – 1 Splif Mas Koncertit

6. Tingulli 3nt ft. Tuna – Kallxom Ku Arrite

7. Tingulli 3nt ft. Newporn – That’s It

8. Tingulli 3nt ft. Lyrical Son – Na e Bojna Nice

9. Tingulli 3nt – Gjith vs Asnihere