Java e filmit ndërkombëtar në Ulqin – International film week

December 20, 2010   | Kulturë / Kultura

Biblioteka Ulqin, 23-26 dhjetor 2010

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, në bashkëpunim me Organizatën Turistike Lokale dhe Qendrën e Kulturës do të organizojnë për herë të parë në Ulqin Javën e Filmit Ndërkombëtar, nga data 23 deri 27 dhjetor 2010.

Filmat që do të shfaqen në kuadër të Javës së Filmit janë fitues të çmimeve të ndryshëm në festivalet më prestigjoze ndërkombëtare. Ato janë përzgjedhur nga kinematografitë amerikane, britanike, italiane, zvicerane, turke, frankofone, iraniane dhe janë pjesë e ciklit tematik “Të huajt në vendin e huaj” (Strangers in the strange country).

Mysafir special i Javës së Filmit Ndërkombëtar është profesori Misha Nedeljkoviq, i cili ligjëron artin e filmit në Universitetin e Oklahomas në SHBA i cili do të flas për vlerat artistike të filmave.

Javën e Filmit Ndërkombëtar do ta hapë ushtruesi i detyrës së Ambasadorit të SHBA-së, z. Bennet Lowenthal me partnerët lokal të enjten, më 23 dhjetor 2010, në orën 19.00.

Hyrja është e lirë.

Ju mirëpresim në Javën e Filmit Ndërkombëtar!

Bernard Cobaj Facebook

YouTube Preview Image