Privatizimi i ndërmarrjeve shkatërroi ekonominë e Ulqinit

December 20, 2010   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Ulqin, 20 dhjetor –   Duke debatuar rreth Ligjit mbi privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, i cili ndodhet në procedurën kuvendore, deputetët shqiptarë, thonë se ky “transformim” e shkatërroi ekonominë e kësaj komune edhe nuk ka asnjë shenjë të rehabilitimit të saj.

Deputeti i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore u bë pa u pyetur fare ulqinakët, bën të ditur KosovaLive. Qeveria, shton ai, udhëheqësit i solli nga jashtë, të cilët me paratë e privatizimit blenë banesa edhe u kthyen nga kishin ardhur, duke i lënë të shkretëruar ndërmarrjet dikur të suksesshme,edhe duke e bërë Ulqinin me shkallën më të lartë të papunësisë në këtë vend.

“Kjo ka ndodhur mbi të gjitha në gjigandin e madh të turizmit, “Riviera e Ulqinit”. Rusët privatizuan hotelin “Otrant”, i cili është i mbyllur nën dry, punëtorët nuk kanë paga. Po kjo gjendje zotëron edhe në hotelet tjera, “Olympic” e “Lydo” në Plazh të madh. Ndërkaq, hoteli “Galeb” u bë rrafsh me tokë, edhe pse ishte simboli i objekteve moderne të turizmit në bregdetin malazias”,- thotë deputeti Nimanbegu.

Ai apostrofon fatin e keq të Kripores, një fabrikë unike evropiane, me 450 punëtorë, sot ndërmarrja e privatizuar ja larguar ekspertët ,ka mbetur një numër tejet i vogël edhe paga e tyre janë nga 70 euro.

Edhe kolegu i tij nga Lista shqiptare “Perspektiva”, Amir Hollaj mori si shembull, siç tha, të ashtuquajturit privatizim të Fabrikës së tepihëve dhe qilimave në Anë të Malit, ku punonin mbi 150 veta nga kjo zonë e varfër kufitare.

“Pronari i ri, ka tëhuajësuar edhe oborrin e objektit të vjetër të Shkollës fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, njëra ndër shkollat më spikatura në mbarë hapësirën e ish- shtetit jugosllav,që është propozuar të shndërrohet në Muzeumin kulturo-arsimor të Anës së Malit. Kërkesa që ky oborr i mbushur me pemë ekzotike unikale, të mbëltuara me dekada të tëra, vazhdon të jetë e pahapur në sirtarët e Ministrisë së Arsimit”, – nënvizon z. Hollaj.

KOHA NET
YouTube Preview Image