UDSH-ja: Urime për festën e Krishtlindjeve

December 24, 2010   | Kulturë / Kultura

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

Tel./fax. 030/ 412 757, 412 599


ULQIN, më 24 dhjetor 2010

Kumtesë

Urime për festën e krishtlindjeve

Me rastin e festës së Krishtlindjeve , kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Ferhat Dinosha, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët katolik, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Kjo festë, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë.

Andaj, le të jetë kjo festë e bashkimit dhe tolerancës në mes  njerëzve, festë e pajtimit dhe qetësimit shpirtëror.

Uroj që paqja, begatia dhe prosperiteti le të ndriçojnë të gjithë besimtarët, kudo që janë.

Shërbimi informativ i UDSH-së