Vujanoviq i filloi konsultimet

December 24, 2010   | Shtypi / Mediji

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq i filloi konsultimet me kryetarët e partive parlamentare lidhur me propozimin e mandatorit për përbërjen e Qeveris së re. Vujanoviq konsultimet i filloi me bisedime me kryetarin e UDSH Ferhat Dinosha.

Presidenti bisedoi edhe me kryetarët e FORCËS, të Koalicionit shqiptarë PESPEKTIVA, të LD në Mal të Zi dhe Alternativën shqiptare, kurse konsultimet i vazhdoi edhe me liderët e Partisë boshnjake të iniciativës qytetare kroate.

UDSH, Partia boshnjake, dhe Iniciativa qytetare kroate e përkrahin kandidaturën e Igor Llukshiq për mandator për përbërjen e Qeverisë së re, kumtuan përfaqësuesit e këtyre partive pas konsultimeve me presidentin Vujanoviq.

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi theksoi se mbështetja e tyre për Llukshiqin do të varet nga masa se sa do ti respektojë sugjerimet e kësaj partie. Ai shtoi se pushteti duhet decentralizuar, Tuzi të fitojë Komunë të plotë, duhet përparuar statusi i shqiptarëve në Mal të Zi dhe të zhvendoset kisha nga Rumia.

Kryetari i FORCËS Nazif Cungu theksoi se kjo parti ka qëndrim pozitivë ndaj Lukshiqit.

Përfaqësuesit e koalicionit Perspektiva Amir Hollaj dhe Vasel Sinishtaj kumtuan se mbështetja do të varet nga përbërja dhe qeverisë së re. Vujanoviq nesër do ti vazhdojë konsultimet me kryetarët e partive tjera parlamentare e pastaj do të propozojë mandatorin.

Me kushtetutë parashihet që presidenti i shtetit ti propozojë Kuvendit mandatorin pas bisedimeve me përfaqësuesit e partive parlamentare. Kryeministri Millo Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje kurse PDS ka propozuar që mandator i ri të jetë Igor Llukishq.

Llukshiq pret se qeveria e re mund të zgjidhet deri në fund të këtij viti.

TVCG
http://a12.video2.blip.tv/9700007408060/Rtvvijesti-dnevnik231210709.flv