Njëzet – vjetori i Art Club-it (1990-2010)- Video

December 27, 2010   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Rikthimi në identitet dhe krijimi i kulturës bashkëkohore shqiptare
Letersia e cila krijohet ne gjuhen shqipe ne Malin e Zi duhet te konsiderohet si pjese e letersise shqiptare ne pergjithesi. Ajo ne te njejten kohe duhet te jete edhe pjese e letersise qe krijohet ne Malin e Zi. Por, edhe ne rastin e pare, edhe ne te dytin integrimi i saj ne letersine kombetare dhe ne letersine e shtetit ku krijohet ka problemet e veta, se pari te mosnjohjes se mjaftueshme dhe gatishmerise se qendrave, perkatesisht shumices per te komunikuar me periferine, gjegjesisht pakicen. Po cila eshte letersia qe krijohet ne gjuhen shqipe ne vendet e populluara me shqiptare ne Malin e Zi, cilat jane rrenjet e saj? Gjurmet e para te letersise shqipe ne keto mjedise jane te hershme, ato datojne qysh ne periudhen e deshmive te para te ekzistimit te shqipes me deshmine e Gijom Adae-se ne vitin 1332 (ne Tivar) dhe me nje nga dokumentet e para te gjuhes shqipe: fjalorthin e Arnold von Harfit ne vitin 1497, i cili kishte kaluar edhe neper Ulqin. Tashme albanologet shqiptare dhe te huaj, nuk kane kurrfare dileme se autori i librit te pare ne gjuhen shqipe Gjon Buzuku duhet te kete qene nga Tivari apo Ulqini. Buzuku librin e tij Meshari, qe eshte botuar ne vitin 1555, te cilit i mungojne fletet e para, sipas studiuesve do ta kete shkruar, pikerisht ne trevat e permendura. Letersia ne gjuhen shqipe ne keto mjedise ka vazhdimisine e saj me Ali Riza Ulqinakun e Hysejn Bushatin ne Ulqin dhe vellezerit Ivanaj ne Malesi, ne shekujt XIX e XX. Ne shekullin e kaluar dhe ne fillimin e ketij shekulli, autoret qe kane lindur ne trojet shqiptare ne Malin e Zi, por qe jane zhvilluar ne Kosove kane krijuar vlera letrare te cilat jane te nivelit te larte edhe ne rrafshin kombetar te shqiptareve, sidomos atyre te Kosoves. Esat Mekuli, duke qene nje nga themeluesit e letersise shqiptare ne Kosove, pionier edhe ne shume fusha te tjera, ka lene gjurme edhe ne gjuhe e kultura te tjera jo vetem ne letersi. Studiusi me i njohur i letersise shqiptare ne Kosove dhe me gjere, Rexhep Qosja, po ashtu i lindur ne Plave, eksperimentues i suksesshem me romanet e tij moderne e postmoderne eshte gjithashtu me vlera te shenuara ne tere letersine shqiptare. Shqiperuesi i “Bibles” ne teresi, dom Simon Filipaj, nga Ana e Malit do te kryeje punen e nje institucioni te larte qe mund te matet me nivelin e nje akademie, duke kurorezuar me sukses prurjen ne shqip te Shkrimit te shenjte. Prozatori Mehmet Kraja, i lindur ne Kraje, komuna e Tivarit dhe poeti Basri Capriqi (1961) nga Ana e Malit, komuna e Ulqinit kane krijuar vepra perkatesisht ne proze e poezi ne letersine shqiptare, duke plotesuar edhe kriterin e saj evropian. Kurse shkrimtari Hajro Ulqinaku nga Ulqini e Nol Berisha nga Malesia kane dhene ndihmesat e tyre ne letersine per femije, ndersa autori Anton Berishaj nga Tuzi ne poezi e fushen e studimeve letrare. Leterise se shkruar ne gjuhen shqipe ne Malin e Zi fillimsht revista Koha gjate dhjete vjeteve, kurse me vone shoqata e Art Klubit, themeluar ne vitin 1990 kane mundur t’i japin asaj disa impulse pozitive. Shoqata e Art Club-it gjate njezet vjeteve ka arritur te riktheje identitetin e kultures shqiptare ne Malin e Zi, tashme duke braktisur pamjen e saj folkolorike dhe duke krijuar imazhin e saj bashkekohor kulturor. Ne radhen e shkrimtareve shqiptare qe kane lindur dhe jetojne ne Malin e Zi: Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi e Fran Camaj me vepren e tyre kane mbajtur gjalle kete letersi, duke botuar sidomos ne proze e poezi si per te rritur ashtu edhe per femije. Nderkaq, profili i shkrimtareve e studiuesve sic eshte Anton Gojcaj e ndonje tjeter ne veprat e tyre letrare dhe studimore e ngrisin kete pjese te letersise shqipe ne nivele te mira kombetare dhe te Malit te Zi. Si rrjedhim, mosnjohja e duhur e letersise shqipe qe krijohet ne nivelin e shqiptareve ne Malin e Zi, sidomos brenda tij, eshte rezultat i mungeses se deritashme te mjaftueshme te deshires per ta njohur e jo sepse nuk ka vlera, perkundrazi.

autori është kryetar i Art Club-it

Haxhi Shabani
Koha Javore
http://www.dailymotion.com/video/xgbe6n