Rrezart Cungu kampion i Malit të Zi

December 27, 2010   | Sporti / Sport

Turneu përfundimtar në nivel shtetnor për vitin 2010 për teniserët deri në moshën 12 vjeçare u mbajt në Klubin „Eminet“  në Podgoricë dhe titullin e kampionit të Malit të Zi e fitoi Rrezart Cungu.

Garat u mbajtën në hapsira të mbyllura për kushte dimërore. Diferenca në kualitet të lojës,që prezentoi Rrezarti  ishte shumë e madhe çka dëshmojn edhe rezultatet e arritura.

Në xhiron e parë Rrezarti fitoi Lazar Vlahoviqin me rezultatin 9:2;në xhiron e dytë Igor Dabanoviqin 6:0,6:0;në gjysëm finale fitoi Marko Miletiqin me rezultat 6:2,6:0 dhe në finale fitoi Ilija Gjuroviqin me rezultatin 6:2 dhe 6:0.

Me këtë turne Rrezarti e përfundoi edhe garën në këtë grupëmoshë dhe prej vitit të ardhshëm do të garoi në shkallë më të lartë pra deri në 14 dhe 16 vjeç çka do të thot se don edhe përgaditje  të nivelit më të lart.

Gjat këtij viti Rrezarti triumfoi në pes turnire në kategorin deri në 12 vjet: “NADA” në klubin “Diplomatik”,Tk “Bellevue”-Ulqin,turneu “Budva open” në klubin TK “Budva”,në turneun  TK “Bar” dhe turneun dimror të Malit të Zi në klubin “Eminent”.

Në kategorin deri në 14 vjet fitoi vendin e dyt në turneun “Srna cup” në Nikshiq dhe vendin e parë në turneun “Kotor open” në Kotor.

Ulqin, 26.12.2010

KT ”Bellevue”