Zbulohet gjinia e bebes…Alketa Vejsiu, pret DJALË!

December 28, 2010   | Lajmet / Vijesti

Prezantuesja e famshme, Alketa Vejsiu është duke shijuar tashmë prej disa muajsh ndjesinë e të qenit shtatzënë për herë të dytë. Vetë Vejsiu e ka pranuar në një prononcim që ka dhënë për “Bluetooth” pak kohë më parë, se emocionet që është duke përjetuar në këto momente janë thjesht të papërshkrueshme. Pas lajmit së shtatzënisë, të gjithë ishin kurioz të mësonin gjininë e fëmijës, dhe “Bluetooth” zbulon sot se Alketa po pret një djalë. Ky lajm ka gëzuar pa masë të gjithë familjarët e show girl-it të famshëm shqiptar. Vogëlushja Nicole, është gëzuar po aq, duke qenë se tani do të bëhet me vëlla. Ndërkaq mësohet se Alketa ka nisur blerjet e para për bebushin e saj.

YouTube Preview Image