Hajdinaga: Telegram urimi kryeministrit Llukshiq

December 30, 2010   | Politika

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga i dërgoi sot një mesazh urimi z.Igor Lukshiq me rastin e zgjedhjes në detyrë të lartë të kryeministrit të vendit.

I nderuar z.Llukshiq,

Më lejoni që në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe në emrin tim personal t’ju dërgoj urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes tuaj në postin e kryeministrit të Malit të Zi. Shpreh bindjen time që përvoja juaj e politikanit dhe zyrtarit të shtetit do të dij që të përmbushë objektivat që i ka vënë vehtes dhe me sukses të plotë do të prijë drejtë Evropës dhe integrimit euroatlantik.

Z.kryeministër, ashtu si deri më tani, jam tërësisht i bindur në vazhdimësinë e bashkëpunimit tonë të ndërsjelltë.

Sinqerisht,

Gëzim Hajdinaga

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga


VIDEO TV IN
http://www.rtvin.me/flv/29_12_post_vlada.flv