Hana Cakuli në pushim deri pas Vitit të Ri

December 31, 2010   | Lajmet / Vijesti

Ditët aktuale të këtij fund-viti është duke i kaluar për pikë të qejfit. Ka dy javë që këngëtarja Hana Cakuli është “larguar” tërësisht nga bota e muzikës, mediat dhe gjithçka që e karakterizonte jetën e saj artistike, për të përmbyllur këtë vit me pak pushim e kujdes ndaj familjes.

Thotë se po ndihet mirë dhe se vendimin për tu shkëputur për pak javë nga angazhimet muzikore e ka marrë në momentin e duhur.

“Përderisa i gjithë viti ka qenë shumë i angazhuar dhe kam pas shumë angazhime në të gjitha sferat e jetës sime, kam vendosur që ditët e fundit të vitit 2010 t’i kaloj pa asnjë obligim. Këtu rastisi që edhe në programet e Vitit të Ri nuk isha prezent pasi që isha jashtë Kosovës”, ka thënë Hana për të përditshmen “InfoPress”.

“Jam në pushim total si nga mediat e si nga gjithçka tjetër. Kështu që besoj të mbledh energji e që në vitin 2011 të angazhohem e të sjellë diçka të re”, thekson më tej Hana, ndërsa shton se po ndihet shumë mirë me “pasivitetin” aktual në botën e artit.

“Kisha nevojë për pushim dhe vetë kam zgjedhur këtë pasivitet. Më vjen mirë që kam më shumë kohë t’i kushtohem familjes dhe shoqërisë. Dhe nuk më vjen keq që kam vendosur kështu sepse më duhej një balancë e tillë”.

E pas gjithë këtij pushimi Hana ka në plan që me gjithë energjinë e fituar, të vazhdojë me angazhimet rreth muzikës. “Në vitin 2011 planifikoi që në muajt e parë të nxjerri klipin tim, e shpresoj t’iu pëlqejë dëgjuesve. Mendoj të ndryshoj duke sjellë ritëm dhe diçka që do t’u ikë baladave”, ka përfunduar këngëtarja.

Telegrafi


YouTube Preview Image