Intervistë me antarin e grupit Brotherhood – Genc Hollaj

January 2, 2011   | Intervista / Intervju

Lajme nga Ulqini : Qysh kur ka filluar Genc Hollaj të merret me muzikë dhe kur është formuar grupi “Brotherhood”, na flisni diçka edhe për antarët e grupit,dhe kush jan ato?

Genc Hollaj : Pasioni im per muziken ka lindur para kater viteve, gjate ciles kohe eksperimentoja me muzike dhe ritme te ndryshme ne dhomen time, megjithate pas nje viti u bashkuam me dy shoket e mij te ngushte Shkelqimin dhe Bahriun dhe formuam grupin Brotherhood.

Lajme nga Ulqini : Nga ju erdhi ideja që grupin ta quani “ Brotherhood ”?

Genc Hollaj : Emri Brotherhood erdhi si ide spontane duke u nisur nga fakti qe ne te tre jemi shok shume te ngushte, te afert me njeri tjetrin, dhe kemi nje shoqeri solide e cila arrin permasat e nje vellazerie, dhe si rrjedhoje e kesaj erdhi edhe ideja qe grupin ta pagezojme me emrin Brotherhood, qe sic e dini ne gjuhen angleze I referohet pikerisht vellazerise.

Lajme nga Ulqini : Ka Genci ndonjë emër artistik që ne së bashku me vizitorët tanë nuk e dimë?

Genc Hollaj : Po, qe te tre kemi nga nje emer artistik. Emrat artistik te secilit nga ne mund te degjohen neper tekstet e kengeve tona. Perndryshe tane artistik jane : Ganze ( Genci), Kille (Shkelqimi), dhe Baro (Bahriu).

Lajme nga Ulqini : E mbani mend cila ka qenë kënga e parë që e keni kënduar me grupin tuaj “ Brotherhood ”?

Genc Hollaj : Kengen e pare e kujtoj shume mire pasi qe edhe me te kemi hyre ne boten profesionale te muzikes dhe ne skenen muzikore. Behet fjale per kengen “E kallim vendin”, me te cilen kenge debutuam ne Top Fest 3. Ishte nje sukses per ne, pasi qe ishte kenga e pare qe ne incizuam dhe me te arritem te paraqiteshim ne nje festival te mirenjohur ne skenen shqiptare.

Lajme nga Ulqini : Mendon Genci të merr pjesë në ndonjë festival (solo) që do të organizohet qoftë në Kosovë ose në Shqipëri ?!

Genc Hollaj : Brotherhood eshte fillimi im ne boten e muzikes dhe planet e mija jane qe ta perfundoj me te. Per momentin nuk kam ndonje projekt si solist, megjithate bota muzikore eshte e paparashikushme, dhe nuk I dihet mbase ne te ardhmen mund te me shihni mua, apo edhe njerin nga dy antaret e tjere me projekte individuale.

Lajme nga Ulqini : Planet e grupit “ Brotherhood ”?

Genc Hollaj : Prioritet kemi realizimin e nje albumi, I cili pas nje mix tape qe kemi realizuar me heret, do ishte albumi I pare I Brotherhood. Poashtu shpresoj qe do te munde te realizojme edhe ndonje videoklip, ne menyre qe aktiviteti yne te jete edhe me I plote; por me e rendesishmja, ne do te vazhdojme qe te sjellim kenge te reja per fansat tone.

Lajme nga Ulqini : Sa komercial është grupi“ Brotherhood ”?. Të çfarë natyre janë përfitimet që merrni nga këngët që realizoni?

Genc Hollaj : Muzika per ne eshte mbi te gjitha passion. Ne jemi munduar ta demonstrojme aktivitetin tone gjate tere kohes qe nga fillimi, por deri me tani kemi qendruar larg komercializimit.

Lajme nga Ulqini : Është i dashuruar Genci?!

Genc Hollaj : Jo nuk jam i dashuruar, apo sic thohet sot – Jam single:)

Lajme nga Ulqini : A keni faqe për fansat tuaj në njërën prej rrjeteve sociale, si psh “Facebook”, “Myspace” etj…?

Genc Hollaj : Sot teknologjia dhe rrjetet sociale jane thelbesisht te rendesishme per promovimin e artisteve, ngaqe permes tyre arrin te transmetosh punen dhe talentin tek nje audience e tere boterore. Edhe Bortherhood eshte perfshire nga kjo levizje dhe eshte pjese e Facebook, Myspace, dhe rrjeteve te tjera te ndryshme, ku fansat tone kane mundesi te vleresojne kenget tona.

Lajme nga Ulqini : Çfar prisni në vitin 2011 ?!
Flitni çka dëshironi:

Genc Hollaj : Se pari dua te ju uroj juve dhe vizitoreve tuaj me rastin e festave te fundvitit, dhe uroj qe viti 2011 te jete vit I mbare per te gjithe ju. Ne sapo kemi hyre ne vitin 2011 dhe e startuam ate me lancimin e nje kenge te re “Qa kena me bo” e cila po qarkullon neper internet; andaj duke marre parsysh kete fillim te mbare dhe aktiv, uroj qe I tille te vazhdoje te jete I tere viti. Por, perparesi do te kene studimet, pasi qe nga ky vit ne kemi filluar studimet ne drejtime te ndryshme, megjithate do te mundohemi te mbajme te vazhdueshem kontributin tone ne drejtim te muzikes.

Lajme nga Ulqini : Për fund Genci ju falënderojmë për intervistën që dhuruat për vizitorët e Lajmeve nga Ulqini.

Genc Hollaj : Ju falenderoj juve perzermersisht per kete interviste dhe ju uroj suksese ne punen tuaj!

Lajme nga Ulqini i uron grupit “ Brotherhood ”? jetë të gjatë në botën muzikore shqiptare.

Kënga e re e grupit Brotherhood ”Qa kena me bo“ eshte realizuar ne studio kurse klipi pritet të realizohet ne muajt që vijon.Linku i grupit BrotherHood:

1.http://www.myspace.com/brotherhoodworld

2.BrotherHood Facebook

1.Video ne You Tube Brotherhood-Pa stres
2.
Video ne You Tube Brotherhood Bye Bye Bye

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image