Vazhdon të jetojë shpirti i traditës së Shestanit

January 3, 2011   | Shoqëria / Društvo

Me rastin e shënimit të pesëmbëdhjetë vjetorit të themelimit të Shoqatës “Dom Gjon Buzuku” , i cili u mbajt në Pallatin e Kulturës të Ulqinit, më 20 nëntor 2010, shestanasit e rinj të tubuar në Grupin Folklorik “Buzuku” u paraqitën në skenë  për herë  të parë me veshjen e tyre popullore.  Nëntë   djem të rinj të veshur me kostumin e harruar me vite të burrave  të kësaj krahine të lashtë shqiptare të Krajës dhe tetë vajza (shestanesha) të reja shkëlqyen  në skenë si asnjëherë më parë, para syve të prindërve  të tyre dhe të publikut të shumtë, që kishin ardhur këtë mbrëmje nga  treva të ndryshme shqiptare, për të mbështetur nismën e mbarë dhe dëshirën e madhe  të kësaj shoqate kulturore për të prezentuar  premierë vallet e bukura popullore të Shestanit.   Përfaqësimi i këtij grupi folklorik u prit me shumë interes. Larmia e veshjes popullore e Shestanit dhe performanca e valltarëve në skenën e punuar me shije artistike entuziasmoi jo vetëm pjesëmarrësit e këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor do të thoja për të gjithë komunitetin shqiptar, por edhe  të pranishmit, të cilët me ovacione përcollën  lëvizjet koreografike të këmbëve, duarve, kokës dhe shtatit në përgjithësi të të gjithë valltarëve, të gërshetuara  me melodi të vjetra dhe tekst. Në këtë festë të Shestanit, nëse mund të quhet kështu, u vërtetuan disa vlera. Së pari u ringjall ( rikthye)  vesha  e burrave të shestanit me tirq, xhamadan dhe qeleshe. Së dyti  u faktua origjinaliteti dhe lashtësia e veshjes popullore të trevës.  Së treti  u dëshmua gatishmëria për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të pakontestueshme të kësaj pjese të populllit tonë. Së katërti  u tregua se  shestanasit përmes folklorit kanë shprehur gjithmonë emocionet e tyre si në gëzim ashtu edhe në hidhërim. Së pesti kuptuam  deri në një masë   nivelin e zhvillimit kulturor si dhe psikologjinë e  trevës. Së gjashti u tregua se vazhdon të jetojë shpirti i traditës së Shestanit  Së shtati   u realizua ëndrra e  çdo shqiptari për ti parë dhe kërcyer këto valle, me të cilat krenohen të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, sepse ato janë  pasuri e mrrekullueshme e populllit tonë. Së teti vallet dhe këngët e Shestanit  janë  dëshmia më e mirë e ekzistimit në trojet e tyre etnike shekullore dhe janë motiv i jetës dhe ekzistencës së tyre  të vështirë ekonomike gjatë regjimeve dhe sunduesve të ndryshëm, të cilët   pothuaj gati ia  arritën  të asimilojnë këtë pjesë të lavdishme të kombit tonë, e cila fatmirësisht është në rrugë të mbarë të rikthehet në rrënjët e veta iliro-arbërore. Nga kjo ditë e shënuar për Shestanin, banorët e kësaj trevë, mendoj se më në fund  duhet të nxjerrin  edhe këtë mesazh:   cilësimi i vetes si shqiptar, me gjuhën e vet, nga më të lashtat e botës, me kulturën dhe artin, ashtu si edhe me historinë e tyre shumëmijëvjeçare. Dua të besoj se brezat e ardhshëm  të Shestanit  kanë filluar  ta kuptojnë një herë e përgjithmonë  se e kaluara e të parëve të tyre shqiptarë  i obligon dhe i detyron të duan kombin,  të ruajnë dhe të flasin gjuhën shqipe, të kultivojnë kulturën dhe traditat, duke i krijuar mundësi vetvetes që të ruajnë kurdoherë identitetin tonë kombëtar si një popull i vjetër i Evropës, krahas popujve  të qytetërimit të lashtë të kontinentit plak. Nëse veprojnë kështu ata do të bëhen njerëz fisnik, do të pasurojnë shpirtin dhe mendjen. Unë me të vërtetë jam i lumtur  që, me përurimin e tre librave të mi, Njëmendësi shqiptare, Gjurmëve të kohës dhe  Shqipet e maleve, isha bashkëpjesëtar, i kësaj ngjarje të madhe kulturore, e cila pati jehonë të  paparë te popullata vendase, dhe jo vetëm.

Gjekë Gjonaj
Koha Javore
YouTube Preview Image

Grupi folklorik BUZUKU

1.Andrea Ivos Antit-Lukiq; 2.Pala’j Nikolls Pals-Peconj (Pecoviq*); 3.Marku’j Niks Markut Niks Tags-Tagaj (Tagiq); 4.Andrijani Nikolls Zefit-Brisku (Briskoviq); 5.Sandroja’j Nikolls Pals-Peconj (Pecoviq); 6.Jozoja’j Vasit Zefit Nreks Niks-Nilonj (Niloviq); 7.Peroja’j Filipit Pjetrit-Maroviq; 8.Peroja’j Markut Pjetrit Markut-Bardhonj (Bardhoviq); 9.Jozoja’j Nikolls Nreks-Nrekiq; 10.Nikolla’j Markut Niks-Dedonj (Dediq); 11.Pala’j Jozit Luks-Jankonj (Jankoviq); 12.Viktori Gjergjit Toms-Lukiq; 13.Stevoja’j Pjetrit Zefit-Dabonj (Daboviq); 14.Marku’j Nikolls Nreks-Nrekiq; 15.Gjergji Leks Markut Çobs-Dedonj (Dediq); 16.Kristina Anris Pers-Lukiq; 17.Luboja’j Antit Zefit-Lukiq; 18.Zefi Gjonit Lucit Nojs-Kovaçi (Pema); 19.Gjergji Kols Gjeks-Pepgjononj (Pepgjonoviq); 20.Viktori Nreks Lush Nreks-Nrekiq; 21.Marija Filipit Pjetrit-Maroviq; 22.Ana Anris Pers-Lukiq; 23.Aleksandra Ivos Antit-Lukiq; 24.Marijana Ivos Antit-Lukiq; 25.Domenika Markut Pjetrit Markut-Bardhonj (Bardhoviq); 26.Gabrijella Anris Gjonit-Simonaj; 27.Monika Sims Pers-Lukiq; 28.Mrika Antit Pals Leks-Lukiq; 29.Julija Gjonit Zefit Gjonit Niks-Dobreci (Dobrecoviq); 30.Gjergji Rrokut Jakut-Pekaj (Pekiq); 31.Zefi Rrokut Sims Markut Preç’Palit-Lukiq; 32.Domeniku’j Franit Deds-Lukiq; 33.Andrija’j Gjonit Pjetrit-Simonaj; 34.Valentini Zefit Gjonit Lucit Nojs-Kovaçi (Pema).