Yllka Gashi, më shumë dëshira

January 6, 2011   | Lajmet / Vijesti

Njihet më shumë si Zana në serialin “Familja moderne”, por në vitin që lamë pas, ajo ishte shpërblyer edhe si aktore teatri. Aktorja Yllka Gashi në një intervistë të saj për Zhurnal ka folur për projektet e saj dhe dëshirat për vitin 2011.
Yllka Gashi përpos angazhimeve të mëdha që kishte gjatë vitit paraprak në serialin vendor “Familja Moderne”, ajo po ashtu ka rezultuar me shumë suksese edhe në projekte të tjera në teatër e film.

Një ndër sukseset e shumta ku Yllka Gashi u shpërblye është çmimi për rolin protagonist të femrës në shfaqjen “Vdekja dhe Vasha” .

Yllka Gashi, e cila në çdo rast reflekton energji pozitive, ashtu siç është në rolin e Zanës, pak a shumë ngjason të jetë edhe në përditshmëri.

E gjallë, aktive, me shumë ide, femër e cila i preferon udhëtimet, megjithatë modeste në 3 dëshirat për vitin 2012, në të cilat duhej të përcaktohej në këtë intervistë festive!

“2010’ta ishte vit i mbushur me punë dhe suksese. Kam xhiruar dy filma të shkurtër, kam pasur një premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës si dhe kam marrë një çmim ndërkombëtar për rolin protagonist të femrës në shfaqjen “Vdekja dhe Vasha” në regji të Fatos Berishës”, ka thënë ajo për portalin shqiptar.

Sipas Yllkës, edhe gjatë këtij viti ajo pret që të jetë edhe më e suksesshme, duke realizuar edhe projekte të reja. Thotë se ka më shumë se tri dëshira që do të dëshironte ti realizonte në vitin 2010, përderisa në urimin e saj dëshiron që familjet shqiptare ky vit të jetë një vit i begatë për ta.

“Dëshiroj nga zemra që 2011 të jetë vit i qetë e i begatë për secilën familje shqiptare. Të kemi qetësi shpirtërore dhe mirëqenie materiale”!

Përpos kësaj dëshire, Yllka e ka edhe një dëshirë tjetër që Kosova të njihet nga të gjitha vendet e botës dhe gjatë këtij viti edhe ne si vend të fitojmë nga liberalizimi i vizave me Evropën.

“Dëshiroj e lutem që këtë vit të bëhet të paktën një film i mirë kosovar, i cili denjësisht do të mund ta përfaqësonte Kosovën nëpër botë e pse jo edhe të nominohet për Oscar!”, thotë ajo.

Ndërkaq, netët e ndërrimit të moteve Yllka ka zgjedhur që ti kaloj paksa më në lindje, duke shkuar në Stamboll, ndërkaq nga atje ajo ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Vitit të Ri.

“Të gjithë shqiptarëve kudo që janë ju dëshiroj çdo të mirë në jetë. Viti 2011 qoftë vit i realizimit të dëshirave, ëndrrave dhe përmbushjes së ambicieve. Ju dëshiroj shëndet të mirë, fat e suksese në punë, harmoni e hare në shtëpitë e familjet tuaja, mirëqenie, dashuri e plot para! Zoti ju bekoftë!”, ka thënë aktorja për Zhurnal.

Gazeta Express


YouTube Preview Image