Vllaznia stervitje intensive ne Ulqin

January 9, 2011   | Sporti / Sport

Ulqini preferohen nga skuadrat e superligës për fazën përgatitore

Ekipet shqiptare të superligës, edhe këtë vit kanë zgjedhur vendet fqinje për të zhvilluar fazën përgatitore gjatë muajit të janarit. Ka disa vite që klubet kryesore të zgjedhin vendet e huaja për të kryer stërvitjet gjatë pushimeve dimërore, ku më të preferuarat e skuadrave shqiptare janë Turqia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Largimi i ekipeve shqiptare nga vendi, shpjegohet me faktin e vetëm se në vendet fqinje kushtet stërvitore janë më të mira. Kryesuesit e Vllaznisë së Shkodrës do ta kryejnë fazën përgatitore në Ulqin të Malit të Zi, nga 6-16 janar.

Skuadra shkodrane me te mberritur ne Ulqin mesditen e se merkures, kane nisur nga stervitjet. Ate dite ka patur vetem nje seance pasdite nderkohe qe dje kane qene dy te tilla. Trajneri Josa eshte duke shfrytezuar kete periudhe te pushimit te kampionatit kryesisht per te ruajtur formen e futbollisteve por edhe per te permriesuar diçka ne aspektin fizik te tyre. Vllaznia do qendroje ne Ulqin deri me date 16 janar per t’u kthyer me pas ne Shkoder dhe per te bere pergatitjet per ndeshjen e pare me Besen. Kushtet qe aktualisht kuqeblute kane ne hotel “Olimpik” jane te mira sin e fushat e stervitjes ashtu edhe ne ato te akomodimit ne hotel, ushqim etj. Po mendohet qe diten e neserme te zhvillohet nje ndeshje miqesore me nje ekip nga Podgorica por kjo do vendoset diten e sotme.

Lojtarët e skuadrës optimist për ndeshjet e ardhshme.

Vllaznia tashmë niset drejt Ulqinit për fazën përgatitore të dimrit. Për sulmuesin Vioresin Sinani, objektivat janë që të arrihen kupat e Europës që me këto rezultate janë fare të arritshme.

Qendërmbrojtësi malazez Bllazho Rajoviq shprehet se: “kam patur dy sezone të mira tek Vllaznia dhe mendoj se ky 1 vit e gjysmë, që më ka mbetur deri në përfundim të kontratës do më shërbej shumë për të arritur qëllimet e mia, ato për të vazhduar karrierën diku jashtë. Ndërsa klubi po ecën me ritme te mira dhe mendoj se titulli është i pa diskutueshëm”.

Serbi Vladimir Jasiq, shprehet se: “ekipi ka zhvilluar 10 ndeshje të mira dhe ka arritur rezultate shumë të mira dhe se ne si pjesë e skuadrës duhet të bëjmë maksimumin tonë që të mbajmë këtë ritëm. Me është dashur rreth dy muaj që të ambientohem me skuadrën, por që tani i gjithë ekipi jo vetëm unë, jemi ambientuar mjaft mirë dhe kjo gjë po funksionon”.

Mesfushori kosovar Ilir Nallbani shprehet se vitet që lamë pas ne si Vllazni, nuk ishin në favorin tonë por këtë vit mendoj se çdo gjë është në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona.

Miroslav Vujadinoviq portieri malazez në radhët e Vllaznisë shprehet se dëmtimi është pas meje.

“Unë në Vllaznia erdha si kapiten i Buduqnostit të Podgoricës dhe qëllimi pse zgjodha këtë skuadër ishte se gjatë gjithë kohës që kam mbrojtur fanellën e Buduqnosit, kam luajtur në kupat e Evropës dhe Vllaznia është një skuadër shumë e madhe, që çdo herë merr pjesë në këto kupa prandaj jam edhe unë këtu. Dëmtimi im është lënë mbrapa. Kur të gjithë ishin me familjet e tyre për të festuar Vitin e Ri, unë kam qene i detyruar të stervitem për të rimarrë veten”.

Ai tha se tashmë ne shkojmë në Ulqin për fazën përgatitore që është shumë e rëndësishme pasi puna ime duhet justifikuar duke qenë përherë në formën ideale për të mbrojtur rrjetën e Vllaznisë dhe këtë duhet t’a dëshmoj para gjithë opinionit sportiv shqiptar.
Pansioni i plot me fjetje në hotelin „Olympic“ kushton 33 euro,kurse të rinjtë deri 16 vjeçar pansioni i plot me fjetje kushton 25 euro.Sportistët kan në dispozicion ne hotelin „Olympic“7 terene të fudbollit,bazenin dhe shum rekvizite që i takon atyre per stervitje.
YouTube Preview Image