Argjentina Ramosaj me stil ndryshe

January 10, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Argjentina Ramosaj është paraqitur me një stil më ndryshe sa i përket zhanrit të saj muzikorë për netët festive.

Ajo në Kosovë ka kënduar këngën “Roll the Dice”, të stilit elektro, përderisa më parë këngëtarja ishte paraqitur me këngë të stilit “pop-rock”.

“Pas kësaj kënge këngëtarja do të paraqitet edhe me një këngë tjetër elektro që do të punohet nga kompozitori kosovarë Enis Presheva”, ka thënë një burim për Express Rozë.

Përndryshe, kënga “Roll the Dice” pritet që të promovohet në Holandë pas një muaji.

Ndryshe, Argjentina Ramosaj sivjet është shpall edhe si këngëtarja me paraqitjet dhe stilin më të mirë të modës në emisionin “Unë jam top-model” të TV 21.

Gazeta Express

YouTube Preview Image

1