Një nga vitet më kulminante të karrierës Laureta Meçit

January 10, 2011   | Lajmet / Vijesti

Laureta Meçi, 13 vjet më parë, kur iku nga Shqipëria per ne SHBA, ishte vetëm një vajzë e vogël, ndërsa sot është një artiste.
Ajo sa po ka publikuar një këngë të re dhe aktualisht sapo ka fituar një rol të ri në një triller-psikologjik i titulluar “Disciple”.

”Kam fituar një rol të ri në një film te titulluar “Disciple”. Filmi është një triller-psikologjik dhe unë luaj rolin e një këngëtareje tepër të njohur me emrin Kennedy, e cila është ish-shoqja e klasës së protagonistes kryesore.Pas disa vitesh, rastësia i sjell bashkë dhe Kennedy e ndihmon në zgjidhjen e misterit, ” ka rrefyer ajo ne nje interviste per SH2.

Nderkaq, angazhimet e saj nuk mbesin vetem ne kenge e film, pasi Laureta tregon:
”Ky vit do të jetë një nga vitet më kulminante të karrierës sime nga vet fakti që kam marrë disa projekte të reja, si një kontrate 2-vjeçare me një kompani mjaft të fuqishme në Amerikë dhe do të jem imazhi i tyre .”

Zhurnal

YouTube Preview Image