Getoari merr me vete në koncertet në SHBA, një vajzë seksi nga Prishtina

January 16, 2011   | Lajmet / Vijesti

Nga ajo që shihet në foto, a thua shoqes së mirë i vendosen duart në prapanicë
Këngëtari rep, Getoar Selimi, gjithmonë na surprizon me sjelljet e tij të reja në skenën muzikore. Pas lançimit të albumit më të ri, “Ma i madhi n’vend”, që tashmë ka bërë për vete shumë fansa pasi përmban shumë hite, disa prej të cilave dhe të dëgjuara më herët, ai së bashku me grupin e tij dhe Ermal Fejzullaun ishin për disa koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë kaluar disa ditë të mrekullueshme dhe publiku i ka pritur shumë mirë. Për të marrë detaje nga ajo atmosferë magjike që ka mbretëruar në koncertet e tyre atje, ne kontaktuam një të pranishme, e cila nuk mbaronte së komplimentuari për ato mbrëmje.

“Kanë qenë koncertet më të bukura që mund të kenë ndodhur nga shqiptarët në Shtetet e Bashkuara”, tregon bashkëbiseduesja jonë, e cila për shkak të popullaritetit që disponon atje dëshiroi të ngelet anonime. Gjatë gjithë këtyre koncerteve, flitej se Geti ka qenë i shoqëruar nga një femër misterioze, e cila kishte udhëtuar nga Prishtina me të. Edhe për këtë ne e pyetëm bashkëbiseduesen tonë, e cila na tregoi se vajza e shoqëronte Getin në çdo hap.

“Oh, është e natyrshme se vajzat vdesin pas Getit. Si atje tek ju, edhe këtu tek ne, bukuroshja për të cilën flisni rrinte gjithmonë afër Getit. Nuk e kam idenë se kush ishte, pasi nuk kam dëshirë të bëj gabim në këtë drejtim, vetëm se e di që është nga Prishtina dhe kishte udhëtuar së bashku me Getin. Nuk bëj pyetje në këtë drejtim, por më thanë që janë shokë të mirë”, përfundon burimi. Nga ajo që shihet në foto, a thua shoqes së mirë i vendosen duart në prapanicë?!!!

Blerand Rexhepi
YLLPRES


1