Mehmet Bardhi: Peticioni kundër raportit të Martit është akt civilizues

January 17, 2011   | Opinione

Mbledhja e nënshkrimeve kundër raportit të Dick Martit është akt civilizues dhe e drejtë e pacenueshme demokratike e shqiptarëve, mësohet të ketë thënë Mehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ, raporton agjencia MINA.

Ai gjithashtu tha se raporti i Martit është tendencioz dhe pa fakte, prandaj është edhe e arsyeshme nënshkrimi i peticionit kundër këtij dokumenti.

Bardhi poashtu ka hedhur poshtë kritikat e Shoqatës së luftëtarëve malazez të viteve 1990 kundë nënshkrimit të aksionit duke thënë se: ’’ Ne nuk ulim askend, nuk sulmojmë askend, pra as dhe shoqatën. Tjetër, është e drejtë e jona legjitime që të mos lejojmë njollosjen e kombit tone dhe luftën e drejtë për liri të UÇK-së’’.

Bardhi gjithashtu ka thënë se nënshkruesit e peticionit kërkojnë nga udhëheqja legale e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare që rasti në fjalë të hetohet plotësisht në mënyrë që zbardhët e drejta.

Promul Ulqin