NJOFTIM: Vazhdon nënshkrimi i PETICIONIT kundër Raportit të Dick Marty-t

January 18, 2011   | Lajmet / Vijesti

NJOFTIM

Vazhdon nënshkrimi i PETICIONIT kundër Raportit të Dick Marty-t

në komunën e Tivarit dhe të  Ulqinit

Lidhja Demokratike në Mal të Zi njofton qytetarët se, vazhdojmë aktivitetin për nënshkrimin e Peticionit kundër Raportit të DIK MARTIT, eurodeputetit dhe raportuesit të Komisionit Evropian,  Raport ky spekulativ dhe manipulues, dashakeqës dhe i mbushur   me gënjeshtra politike e  shpifje të papara, me qëllim të diskreditimit të popullit shqiptar në përgjithësi.

Meqenëse Peticioni, me nënshkrime të mbledhura në të gjitha trojet shqiptare, do t’i dorëzohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në gjysmën e kësaj jave, Libri i Bardhë për nënshkrime do të jetë në dispozicion për qytetarët e komunës së Tivarit dhe të Ulqinit, VETËM TË MËRKURËN MË 19 JANAR 2011, në lokalet e Lidhjes Demokratike, gjegjësisht në vende publike, përpara ndërtesave ku Lidhja i ka lokalet, sipas këtij orari:

VETËM TË MËRKURËN, më 19 JANAR 2011

Në OSTROS – Krajë (komuna e Tivarit)   në lokalet e LD-së dhe para lokaleve, prej ores 9:00 deri në orën 13:00

Në ULQIN,   në lokalet e LD-së në ndërtesën  e Komunës, gjegjësisht para ndërtesës, prej ores 13:30 deri në orën 16:00 dhe

Në KATËRKOLLË, në lokalet e LD-së dhe  para ndërtesës, prej ores 16:00 deri në orën 18:00.

Të nderuar qytetarë, kërkojmë falje për shkak të kohës së shkurtër  që kemi në dispozicion, për të nënshkruar Peticionin vetëm nesër, të mërkurën më 19. 01. 2011. Prandaj lusim të interesuarit që të respektojnë orarin e caktuar.

Në Ulqin, më 17 janar 2011

Me respekt.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi

Edhe në komunën e Tivarit dhe të  Ulqinit

Lidhja Demokratike në Mal të Zi njofton qytetarët se, vazhdojmë aktivitetin për nënshkrimin e Peticionit kundër Raportit të DIK MARTIT, eurodeputetit dhe raportuesit të Komisionit Evropian,  Raport ky spekulativ dhe manipulues , dashakeqës dhe i mbushur përplot me gënjeshtra politike e  shpifje të papara, me qëllim të diskreditimit të popullit shqiptar në përgjithësi.

Peticioni, me nënshkrime të mbledhura në të gjitha trojet shqiptare, do t’i dorëzohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Fletorja e bardhë për nënshkrime do të jetë në dispozicion edhe për qytetarët e komunës së Tivarit dhe të Ulqinit, gjatë kësaj jave, në lokalet e Lidhjes Demokratike dhe në vende publike, përpara ndërtesave ku Lidhja i ka lokalet, prej 9:00 deri në orën 16:00, sipas këtij orari:

Në OSTROS – Krajë (komuna e Tivarit) e mërkurë, 19 janar 2011, në lokalet e LD-së dhe para lokaleve, prej ores 9:00 deri në orën 16:00

Në KATËRKOLLË (komuna e Ulqinit), e enjte, më 20 janar2011, në lokalet e LD-së dhe  para ndërtesës, prej ores 9:00 deri në orën 16:00

Në ULQIN, e premte, më 21 janar 2011, në lokalet e LD-së në ndërtesën  e Komunës, gjegjësisht para ndërtesës, prej ores 9:00 deri në orën 16:00

Në Ulqin, më 17. janar 2011
Lidhja Demokratike në Mal të Zi

1