KK Ulqini do zhvillon ndeshje miqësore jashtë vendit

January 21, 2011   | Sporti / Sport

Kampioni aktual dhe lideri i BKT Superligës së Kosovës në Basketboll, Sigal Prishtina, pas datës 24 janar do të zhvillojë tetë ndeshje miqësore jashtë vendit. Drejtori sportiv i Sigal Prishtinës, Artan Rugova, thotë se kanë planifikuar disa ndeshje para fillimit të edicionit pranveror. “Do të përballemi më tetë skuadra jashtë vendit, në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Pastaj do të zhvillojmë edhe dy ndeshje tjera më skuadrat vendore, në mënyrë që ta kompletojmë në 10 numrin e takimeve para fillimit të Kampionatit. Me Lirinë, Vardarin e Rabotniqkim, planifikojmë t’i zhvillojmë dy ndeshje, ndërsa me Mornarin dhe Ulqinin nga një takim. Në Shqipëri kemi aranzhuar takim me Tiranën ose Studentin”, bëri të ditur për “Sport” ndihmëstrajneri i “Bardhekaltërve”, Fikret Shatri.

Gazetasport
YouTube Preview Image