Regjistrohet një tërmet më i fuqishëm në Mal të Zi

January 24, 2011   | Rajoni / Region

Podgoricë, 24 janar – Enti Seizmologjik i Malit të Zi në mëngjesin e ditës së hënë ka regjistruar një termet më të fuqishëm se sa ishte ai i fundjavës në komunën e vogël perëndimore të këtij shteti, Pluzhinë, prefektura e Nikshiqit.

Sipas Entit Seizmologjik të Malit të Zi, dridhja e tokës në epiqendër ka qenë 4.2 njësi të shkallës Rihter, përkatësisht prej 6 deri në 7 ballë sipas shkallës së Merkalit.

Epiqendra e tërmetit është konfirmuar në një thellësi prej 6 km.

Enti Seizmologjik i Malit të Zi vlerëson se kjo lëvizje e tokës ka mundur të shkaktojë dëme të caktuara materiale në zonën e epiqendrës, por aktualisht nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme në të mirat ekonomike të banorëve përveç panikut që ka shkaktuar te popullata lokale.

Kjo zonë malore në perëndim të Malit të Zi gjatë dy–tre viteve të fundit është duke u prekur nga tërmeti me intensitet të mesëm.

KOHA NET