Llukshiq i vazhdoi konsultimet me përfaqësuesit e partive nacionale shqiptare – Video

January 25, 2011   | Politika

Kryeministri i Malit të Zi Igor Llukshiq ka biseduar sot në Podgoricë me përfaqësuesit e partive nacionale shqiptare, kryetarin Forcës së re demokratike, Nazif Cungu , pastaj me kryetarin e LD në MZ Mehmet Bardhi e më vonë është dasht të takohet edhe me përfaqësuesin e përspektivës Amir Hollaj.

Kryetari i Forcës Nazif Cungu ka theksuar se është e nevojshme zgjidhja e të gjitha çështjeve kontestuese , duke shtuar se në këtë parti janë të gatshëm të ndihmojnë integrimet euro-atlantike të Malit të Zi.

Ndërkaq kryetari i LDMNZ Mehmet Bardhi ka deklaruar se gjatë këtyre bisedimeve janë theksuar të gjitha çështjet e pa rregulluara, siç janë decentarlizimi i pushtetit lokal , mos zgjidhja e statusit të Komunës së Tuzit dhe siç thuhet, objekti i Kishës ortodokse serbe në Malin e Rumisë , vendosja e të cilës , siç thekson Bardhi është provokuese, duke shtuar se absolutisht nuk është kundër asnjë feje.

TVCG


MAMA TV VIDEO
http://video.arhiva-medija.com/stream.php?f=20110125_Forca.mp4