Teatri profesionist Aleksandër Moisiu më 4 shkurt në Ulqin

January 26, 2011   | Kulturë / Kultura

Më 4 shkurt 2011, ora 19.00 në Qendër për Kulturë

Teatri profesionist “Aleksandër Moisiu’’ nga Durrësi do të shfaq komedinë ‘’Pas vdekjes’’ në Ulqin

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga

Nga Bashkim Hoxha

Në spektaklin më të ri, duke u mbështetur në tekstin e mirënjohur të komedisë “Pas vdekjes” të Cajupit, regjisori Hervin Culi është fokusuar në stigmatizimin e rëndësishëm të patriotizmit fals

Sa herë që bie fjala për traditën tonë dramaturgjike, ndër titujt e pakët që përmënden është komedia “Pas vdekjes” e Andon Zako Cajupit. Por kësaj radhe, në vështrimin e regjisorit Hervin Culi dhe në interpretimin e aktorëve të teatrit “Aleksander Moisiu” Sanie Hoti, Eralda Caushi, Marvin Tafaj dhe Mimoza Marjanaku, kjo vepër e madhe e dramaurgjisë shqiptare nuk duket aspak si një gjë e vjetër e nxjerrë nga sënduku i kohës. Ajo ka ardhur sikur sapo është shkruar, me tërë shkëlqimin e një vepre të re që i flet jo vetëm përjetësisë por edhe kohës së sotme. Regjisori i mirënjohur Hervin Culi, që në skenën e këtij teatri ka njohur suksesin e me komedinë “Ne të gjithë këndonim Margaritën” dhe “Udhëtimi pa vizë i një alieni” të dyja shkruar nga Bashkim Hoxha, tashmë përgatitet të presë duartrokitjete e publikut durrsak që duket sikur e ka “birësuar” atë përmes emocioneve që i ofron ndjesive të holla të këtij publiku. Në spektaklin më të ri, duke u mbështetur në tekstin e mirënjohur të komedisë “Pas vdekjes” të Cajupit, regjisori është fokusuar në stigmatizimin e rëndësishëm të patriotizmit fals, duke nënvizuar atë që thuhet shpesh “ se nacionalizmi i rremë është streha e fundit e maskarenjve”; edhe në këtë shfaqje, Doktor Adham-uti, patriotizmin nuk e ka gjë tjetër vecse një koperturë për të ushyer egoizmin dhe narcisizmin e tij. Naiviteti dhe butaforia e mondanitetit të jashtëm në kontrast me llumin shpirtëror të të ashtëquajturave elita kombëtare, në ëktë shfaqje vijnë në tërë përmasën e tyre tragjikomike, deri në përqeshje.
Jo më kot regjisori ka përzgjedhur stilin e Commedia del Arte në këtë spektakël. Kllounada e politikës dhe e pseudoelitave gjën kështu pasqyrimin e merituar. Po brenda këtij stili vjen edhe një nënvizim i rëndësishëmi falsitetit dhe teatralitetetit: personazhet femra luhen nga meshkuj dhe personazhet meshkuj luhen nga femra. Sanie Hoti ( në rolin e doktor Adham-utit), Eralda Caushi (në rolin e Zenelit të trajtuar si një arlekin shpotitës që shpërfaq dhe vë në lojë hipokrizitë), Marvin Tafaj ( në rolin e Lulushes) dhe Mimoza Marjanaku ( në rolin e Vurkos) janë një ansambël i mrekullueshëm që ofrojnë një spektakël të rrallë jo për hir të spektaklit, por për hir të përballjes me spektaklet butaforikë që ofron vet jeta, politike, shoqëria dhe historia e jonë, sjellë mjeshtërisht nga Cajupi në veprën e mirënjohur. Skenografia dhe kostumet e Albana Rexhës krijojnë mundësinë e shpalosjes së natyrshme të lëndës teatrore me një gjuhë të pastër skenike.
Komedia do të fillojë të shfaqet të shtunën dhe të dielën, në datën 4 dhe 5 dhjetor në teatrin Aleksandër Moisiu.

“Ballkanika 2010”, triumfojnë Kadare dhe turkja Kaugusuz
Shkrimtarja turke Sema Kaugusuz dhe Ismail Kadare, janë fituesit e çmimit në letërsi “Balkanika” për vitin 2008 dhe 2009, përkatësisht në edicionet e 12-të dhe 13-të të këtij eventi letrar, të cilët u shpallën mbrëmë në një ceremoni në qytetin e Vlorës. Çmimet u ndanë nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga 8 personalitete të njohura në fushat përkatëse në vendet pjesëmarrëse. Dy fituesit u përzgjodhën mes 14 konkurrentëve të seleksionuar më parë, nga juritë respektive të secilit vend pjesëmarrës. Në edicionin e 12-të, Shqipëria u përfaqësua nga shkrimtari Ben Blushi me romanin e tij, “Të jetosh në ishull”, ndërkohë që për edicionin pasaardhës, letërsinë shqiptare e përfaqësoi Ismail Kadare, me romanin e vet “E penguara”, që ishte edhe fitues i vendit të parë. Në ceremoninë që ishte konceptuar në formën e një mbrëmjeje me sfond muzikor nga vepra të njohura të muzikës klasike, kryetari i Fondacionit “Balkanika”, Nikolaj Stojanov, theksoi se ky aktivitet përkon me Festën Kombëtare të Shqipërisë, Shpalljen e Pavarësisë, gjë që e bën atë edhe më të veçantë. Por, veç kësaj, ai shtoi se, këto dy edicione zhvillohen në një vend si Shqipëria, me një letërsi të fortë dhe të njohur në të gjithë botën, gjë që reflektohet edhe në faktin tjetër që, fitues në një nga edicionet paraardhëse është një shkrimtar shqiptar, Fatos Kongoli. Ai tha se, Vlora është një qytet i jashtëzakonshëm që një ditë me siguri do të vlerësohet me titullin “Qytet i Librit”. Kryetari i jurisë, ku Shqipëria përfaqësohej nga Diana Çuli, Andreë Ëahtel, bëri një vlerësim të veprave konkurruese, ndërkohë që, theksoi se, “libri i shkrimtares turke Sema Kaygusuz, “Rënia e namazit”, u veçua më i miri për edicionin e vitit 2008.” Ndërkohë, duke ju referuar edicionit të vitit 2009, ai theksoi se, romani i Kadarese “E penguara”, ishte më i vlerësuari nga juria. “Vepra letrare e Kadaresë është e njhur dhe e vlerësuar në shumë vende, por çmimi Balkanika nuk është një çmim karriere”, theksoi Ëahtel. Ai tha se, romani “E penguara”, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Shqipërinë e Hoxhës, është i ndryshëm nga veprat e tjera të Kadaresë. “Ai është shkruar me një elegancë të skajshme në stil dhe strukturë”, theksoi kryetari jurisë së çmimit në letërsi “Balkanika”. Mes autoëve shqiptarë që kanë qenë pjesë e 11 edicioneve paraardhëse “Balkanika”, përfshihen Fatos Kongoli, Ismail Kadare, Besnik Mustafaj, Mimoza Ahmeti, Diana Çuli, Aurel Plasari, Ylljet Aliçkaj, Bashkim Shehu.

Gazeta Albania Online
YouTube Preview Image