Dilemat e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi

February 2, 2011   | Opinione

Diskursi sociopolitik

Nga data 1-15 prill të këtij viti në Mal të Zi do të mbahet regjistrimi i banorëve, i shtëpive dhe banesave ku qytetarët do të deklarohen edhe mbi përkatësinë e tyre kombëtare, përkatësisht etnike, ka konfirmuar Enti i Statistikës – Monstat, i cili e përgatit edhe e organizon këtë proces shoqëror. Qytetarët do të deklarohen mbi të dhënat personale, nënshtetësinë, fenë si dhe për gjuhen amëtare, është definuar me ligjin e regjistrimit i cili është i pari në shtetin e pavarur të Malit të Zi.

Në sajë të strukturës heterogjene nacionale të popullsisë si në në asnjë vend tjetër në Evropën Juglindore në Mal të Zi politizohet regjistrimi i popullsisë. Dhe një politizim i tillë mbeshtetet kryesisht nga subjektet politike serbe, sepse përveç së luftojnë për numrin real të popullsisë me kombësi serbe në ketë mjedis, ata po ashtu përcaktojnë edhe elektoratin e tyre votues.

Politizimi i regjistrimit të popullsisë

Në sajë të regjistrimit të popullsisë i cili u realizu në vitin 2003 definitivisht doli në shesh fakti së Mali i Zi është mjedisi më tipik multinacional si asnjë shtet tjetër në regjion. E dhëna e tillë mbeshetet në faktin se këtu asnjë popull nuk është shumicë absolute, sepse të gjithë janë nën 50% në kuadrin e popullsisë së përgjithshme, që e bën ketë mjedis specifik jo vetëm për regjionin por edhe më gjerë. Dhe çdo tentim për ndryshim mekanik në kuadër të strukturës së përgjithshme të popullsisë, do të thot angazhim direkt i pushtetit për të ndryshuar raportët ekzistuese.

Duke marrë parasysh sindromin e mimikrisë nacionale e cila këtu ka një traditë nga koha e komunizmit, dukuria e tillë ka qenë e pranishme në mënyrë të veçantë të popullsia e cila tash është deklaruar se është më kombësi serbe. Një evoluim i tillë u demonstru përfundimisht me rastin e shkatërrimit të ish shtetit të përbashkët të Jugosllavisë, që ndikoj dukshëm në vetëdijësimin e tyre nacional që u dëshmu ne regjistrimin e popullsisë në vitin 2003. Dhe në sajë të këtij regjistrimi del qartë metamorfoza e deklarimit nacional për pjesëtaret e popullit serb dhe atij boshnjak.

Regjistrimi i vitit 2001 u mbajt në vitin 2003
Sipas traditës së krijuar dekada më radhë në ish Jugosllavi regjistrimi i rregullt i popullsisë pas vitit 1991, është dashur të mbahet në vitin 2001, por një parashikim i tillë nuk u realizu në Mal të Zi, sepse ishte vit zgjedhor duke e shtyrë për ne vitin 2002, e më pas për ne prill te vitit 2003, me kusht nëse nuk do te ketë zgjedhje qoftë lokale apo parlamentare.
Nuk ka dilemë së këto shtyerje te regjistrimit te popullsisë tërësisht kanë pasur dimensionin politik, edhe pse pushteti është munduar për ti cilësuar ne formë tjetër. Ishte kjo e vetmja formë për t iu ndaluar hovin subjektëve politike serbe e proserbe, te cilat kanë një elektorat rreth 40% ne nivel te vendit.
Por, siç është njoftuar opinioni i gjërë përfundimisht u vendos qe regjistrimi i popullsisë te mbahet nga data 1-15 nëntor te vitit 2003. Menjëherë sa u caktua ky termin partitë politike proserbe dhe serbe filluan një fushatë kundër regjistrimit të popullsisë. Qellimi i tyre kryesor ishte qe te bëjnë një politizim për te nxitur ndjenjat e atyre qytetarëve te cilët janë me hamendje se cilës kombësi vërtet i përkasin, asaj malazeze apo serbe, sepse sipas tyre në Mal të Zi ka shumë më tepër serb se sa e paraqet statistika zyrtare.
Te ndodhur ne një situatë të tillë, organet qeveritare organizuan takime me këto subjekte politike, për te gjetur një konsenzus, duke mundësuar realizimin e regjistrimit te popullsisë. Dhe konsenzuesi qe edhe ata te marrin pjesë ne regjistrimin e popullsisë ishte se organet kompetente te cilat do ta kryejnë procesin e regjistrimit te popullsisë qe është Enti Republikan i Statistikës, kishte obligim qe me datën 15 dhjetor te shpallte të dhënat e para sa i përket strukturës nacionale, gjuhësore dhe konfesionale te popullsisë.

Ndryshime në strukturën nacionale të popullsisë

Dhe të dhënat e para të publikuara për strukturën nacionale të popullsisë nga regjistrimi i vitit 2003, dëshmuan në mënyrë bindëse dilemat që kishin subjektet politike të serbeve se numri i tyre është disa herë më i lartë se sa e ka paraqitur deri më tash statistika zyrtare. Nga numri i përgjithshëm i banorëve prej 620.145 që janë në vend sipas strukturës nacionale janë deklaruar: si malazez 267.669 banorë apo 43.16%, serb 198.414 apo 31.99%, boshnjakë 48.184 apo 7.77%, shqiptarë 31.163 apo 5.03%, muslimanë 24.625 apo 3.97%, kroatë 6.811 apo 1.1o% dhe romë 2.601 apo 0.42%.
Nëse krahasojmë të dhënat e tilla me regjistrimin e vitit 1991, del qartë se metamorfozën më të lartë e kanë pësuar pjesëtarët e popullit serb, të cilët nga 9.3% arrijnë në rreth 32%, që është rast i panjour deri më tash në vendet e Evropës Juglindore. Po ashtu hetohet edhe dukuria e deklarimit për përkatësi kombëtare boshnjake e mundësuar për herë të parë ku janë deklaruar 48.184 banorë apo 7.77% e popullsisë së përgjithshme. Nga ana tjetër rënia e pjesëmarrjes së qytetarëve të deklaruar si malazez në aspektin nacional nga 61.8% në 43.16% dëshmon në mënyrë transparente mimikrinë nacionale të qytetarëve në sistemin e kaluar por edhe mekanizmin e falsifikimit të te dhënave gjatë përpunimit të tyre. Një e dhënë e tillë dëshmon edhe falcitetin e regjistrimeve të popullsisë në të kaluarën 1948-1991, e cila ka qenë në dëm të pjesëtarëve të popujve numërikisht më të pakët që këtu quhen popuj pakicë apo pakica nacionale e grupe etnike.

Pritën ndryshime në strukturën gjuhësore

Në regjistrimin e prillit të këtij viti risi nuk duhet të paraqesë ndryshimi në strukturën nacionale të popullsisë, sepse pakashumë do të jetë kjo strukturë më ca ndryshime minimale, por ndryshime duhet pritur në strukturën gjuhësore. Këtu para së gjithash mendojmë për gjuhën malazeze dhe ate boshnjake, sepse ato në vitin 2003 nuk kanë korresponduar më strukturën nacionale të popullsisë. Një konstatim të tillë e mbeshtesim në faktin së nga viti 2003 strukturat qeveritare e sidomos qarqet kulturore, shkencore e intelektuale malazeze kanë animuar vazhdimisht opinionin ne lidhje me gjuhën malazeze, e cila tash ka tretmanin e gjuhës zyrtare. I njëjti konstatim vlen edhe për gjuhën boshnjake e cila edhe kjo ka fituar tretmanin e gjuhës zyrtare në ketë mjedis.

Sa do të jetë numri i shqiptarëve?

Mjaft më interes do të jenë edhe të dhënat ne lidhje mbi numrin e popujve pakicë e ne veçanti të shqiptarëve në Mal të Zi, sepse ky do te jetë regjistrimi i tretë i cili mbahet nga miratimi i pluralizmit. Ne regjistrimin e vitit 1991 ishin 40880 banorë te deklaruar si shqiptarë apo 6.6% nga popullsia e përgjithshme, ndërsa në vitin 2003, ndodhi befasia sespe ky numër u rrit dukshëm, në 47.682, apo 7.09% e numrit të përgjithsëm të popullsisë.Në ketë numër janë llogaritur edhe shqiptarët me që banojnë dhe punojnë në botën e jashtme.

Dhe një e dhënë e tillë dëshmon faktin së ky është regjistrimi më objektiv i popullsisë i realizuar deri më tash në Mal të Zi. Një konstatim i tillë mbeshtetet në faktin së përveç se në viset shqiptare kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë indvidë shqiptarë, po ashtu nuk ekziton më farsa e mimikrimit të popullsisë si më parë që është si rezultat i ndryshimineve te rrethanave shoqërore në Mal të Zi nga viti 1990.

Autori i këtij shkrimi më herët ka theksuar se duke pasur parasysh pasaktësitë e regjistrimeve të mëhershme, nuk ka dilemë së numri i i shqiptarëve duhet të jetë më i lartë se sa e ka paraqitur vazhdimisht statistika zyrtare. Dhe pikërisht për regjistrimin e vitit 2003, duke marrë parasysh rrethanat shoqërore kam cekur se numri i shqiptarëve duhet të jetë rreth 50000 banorë. Një parashikim i tillë u dëshmu me publikimin e rezultateve te para të regjistrimit të popullsisë. Ndërsa për këtë vit duke marrë parasysh natalitetin e ultë, por edhe emigrimin spontan por të vazhdueshëm në botën e jashtme, numri i shqiptarëvenë Mal të Zi duhet të jetë me një rritje të vogël, por jo nën 50000 banorë.

Duhet të regjistrohet edhe diaspora

Duke marrë parasysh së çdo vend dhe popull ka diasporën e vet qoftë ate historike apo bashkëkohore, subjekte të veçanta qeveritare kanë evidencën përkatëse dhe vendin e qendrimit dhe të banimit të tyre. Shqiptarët në Mal të Zi, kanë emigruar në forma të ndryshme nga trojet e tyre nga vitët 1960 e më pas, ku vendin e parë e zën Malësia. Madje nuk teprohet nëse thuhet së në Detroit(SHBA) është një tjetër Malësi, e cila numërikisht është duke e tejkaluar ate disa herë.

Por, nga viti 1991, e më pas me rastin e luftërave ne ish-Jugosllavi dhe shkatërrimit te këti shteti një numër i konsideruar i të rinjëve duke mos dëshiruar te angazhohet ne ish armatën jugosllave e cila ishte në mbeshtetje të hegjemonizmit serb ka emigruar ne botën e jashtme kryesisht ne SHBA. Ishte ky një emigrim specifik për te rinjët shqiptarë, te cilët ishin te detyruar ta lëshojnë vendlindjën e tyre, që pati pasoja te mëdha sepse pas fëmijeve më pas shkuan prindërit e tyre.

Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2003, dëshmojnë së nga numri i përgjithshëm i shqiptarëve në vend janë 31163 banorë apo 5.03% nga del se në diasporë janë 16519 banorë.
Një e dhënë e tillë është alarmuese sepse asnjë popull në Mal të Zi nuk ka pjesëmarrje aq të lartë të popullsisë së emigruar, që thënë me gjuhën e shifrave del së çdo i treti shqiptarë nga Mali i Zi është në botën e jashtme, dukuri kjo e cila është shndërruar në proces.

Dhe nga emigrimi i vazhdueshëm disa vjeçar, kryesisht nga motivi ekonomik, nuk do te shkoj shumë kohë qe shqiptarë nga Mali i Zi me tepër do te ketë ne botën e jashtme se sa ne trojet e tyre.

Nuk kemi informacion se ne ketë regjistrim do te evidentohet edhe diaspora e jonë anë e kënd botës edhe pse një numër i konsideruar i tyre ende është në regjistrat zgjedhore. Duhet kujtuar këtu së një numër i konsideruar i tyre ka marrë pjesë në votim më rastin e pavarësisë së Malit të Zi më 21 maj 2006, ku duhet cekur patjetër se vota e tyre ka qenë vendimtare në rezultatin definitiv. Andaj ata e meritojnë te evidentohen sepse janë pjesë e pandarë e popullit tonë, dhe se vetëm ne ketë mënyrë do te kemi të dhëna te sakta ne lidhje mbi numrin, vitin e emigrimit, statusin dhe vendqendrimin e tyre, si kudo ne botën e qytetëruar.

Kalkulimi i regjistrimit të popullsisë dhe ligji zgjedhor

Pikërisht në kohën kur do të realizohet regjistrimi i popullsisë, komisioni parlamentar duhet të përfundoj variantin e punës të projekt ligjit zgjedhor për këshilltar dhe deputet. Por, duke marrë parasysh se deri më tash nuk ka ekzistuar konsenzuesi në mes subjekteve politike ka gjasa që të shtyhet përseri sepse sipas gjasave duhet pritur rezultatin definitiv të regjistrimit të popullsisë sipas struktures nacionale.

Sepse ka gjasa që pjesëmarrja e pjesëtarëve të popujve të ndryshëm që ka të bëj kryesisht me popujt pakicë të pësoj ndryshime në kuadër të strukturës së përgjithshme të popullsisë. Madje, shifrat e tilla numerike do të jenë vendimtare për hartimin e ligjit zgjedhor për këshilltar dhe deputet. Dhe nga struktura përkatëse do të vendoset për përfaqësimin autentik permës deputeteve në parlamentin e Malit të Zi.

Në rastin konkret pritën ndryshime në pjesëmarrjen e përgjithshme të popullsisë tek boshnjakët dhe myslimanët. Ndërsa risi duhet të paraqesë edhe numri i romëve. Një konstatim të tillë e themi nga fakti së në vitin 2003, së i përkasin grupit etnik romë janë deklaruar 2601 persona apo 0.42% e popullsisë së përgjithshme,, ndërsa realiteti është tjetër fare sepse ata më së paku janë dhjetë herë më tepër.

Pra,regjistrimi i ardhshëm i popullsisë do të ofrojë numrin definitiv të pjesëtarëve të popujve pakicë dhe grupeve etnike e më këtë do të eliminohet edhe dilema e përfaqësimit të tyre autentik në parlamentin e Malit të Zi, përmes legjislacionit përkatës.

Janar 2011

Dr.Nail Draga
Fjala  Lirë

YouTube Preview Image
Amull,Mali i Bardhë, Bojkë, Brajshë,Braticë, Mali i Brisë, Qurkaj,Darzë, Kllezna e Poshtme, Shtoji i Poshtëm, Dragaj,Draginë, Fraskanjell, Kllezna e Epërme, Shtoji i Epërm, Kalimani, Kodër, Kolonza, Kosiq, Kravari, Kruçë, Krythë, Krytha e Braticës, Leskovac, LisënBorë, Megjreç, Millë, Mozhurë, Pistull, Rastish, Reç, Salç, Shas,Shtodhër, Sukobinë, Sutjell, Shëngjergj, Ulqini,Ulqin, Katërkollë,Vlladimir, Zogaj,Tuzi,Guci,Plavë,Tivar,