Pirro Çako & Redon Makashi çmendin publikun femeror

February 5, 2011   | Lajmet / Vijesti

Të dy i këndojnë më së shumti ndjenjës e dashurisë dhe ndoshta kjo është arsyeja që kantautorët Pirro Çako dhe Redon Makashi, të kenë shumë fansa femra. Shumë prej tyre pas koncerteve që dy këngëtarët kanë dhënë në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë, i presin ata për të realizuar foto në backstage. Dy artistët, të dy me statusin e beqarit, duket se janë në një moment të mirë për t’iu përkushtuar karrierës së tyre në muzikë. Pas divorcit, viti 2010 do të mund të quhej viti i Pirros, pasi arriti të fitojë disa çmime, si kupa e festivalit “Kënga magjike” me këngën “Sa e shite zemrën”, frymëzuar nga jeta e tij private. Ndërsa Redoni, i cili në dhjetor 2010 festoi 40 vjetorin e lindjes, i është përkushtuar të kënduarit “live” në lokalet e natës në Tiranë. Duket se Redon Makashi ndihet më mirë me koncerte, ndërsa është shkëputur nga pjesëmarrja në festivale prej vitesh. Nga ana tjetër, Pirro, me kthimin e tij nga Parisi, përveç publikimit të albumeve ka marrë pjesë pothuaj në çdo festival kombëtar.

Panorama Plus
YouTube Preview Image