Valdanosi duhet te ruhet dhe te trajtohet si lokalitet Unik

February 8, 2011   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Te nderuar qytetare

Ne kanalin e pare te TV te Malit te Zi mbreme eshte shpallur se se shpejti do te nenshkruhet kontrata me kompanine Cubus Lux nga Britania e Madhe per dhenie me qira te Valdanosit per nje periudhe te caktuar dhe se do te fillojne investime te medha. Po ashtu theksohet se jane mbledhur 750 nenshkrime nga ana e qyetareve dhe intelektualeve si perkrahje per mbrojtjen e ketij lokaliteti, gjegjesisht per kthimin e pronave pronareve te vertete.

Ky reagim ka per qellim qe edhe nje here ta njoftoje opinionin e gjere, se te gjithe qytetaret e Komunes se Ulqinit jane kunder kesaj menyre te trajtimint te kerij lokaliteti unik

Forca me vite eshte duke terhequr vemendjen dhe eshte perpjekur qe prona e Valdansoit te kthehet pronareve legjitim dhe eshte angazhuar qe ky rast plotesishte te sqarohet dhe te fitoje drejtesia pas tri dekadave padrejtesie.

Qytetaret e Ulqinit permes keshilltareve te vet ne senacen e kuvendit komunal me 30 mars 2007 kane votuar unanimisht, pa asnje vote kunder kane aprovuar:

VENDIMIN me te cilin vertetohet se pronareve te meprashem ullishta e Valdanosit ne Ulqin e cila eshte ekspropriuar me vendimin e sektorit per ceshtje pronesore katastri dhe punet gjeodeze nr. 06-2275/2 prej 17.01.1978 ne procesin e marrjes dhe pageses se kompensimit, nuk eshte siguruar mbrojtje gjygjesore

Ky vendim eshte shpallur ne fleten zyrtare te RMZ dispozitat komunale nr. 18/07 prej 18.05.2007

Forca e re demokratike i ben thirje qeverise se Malit te Zi qe te respektoje kerkesat e qytaterve te Komunes se Ulqinit , te ndaloje dhe te anuloje proceduren e tenderit dhe te hap dialog me pronaret legjitim, administraten lokale dhe te gjithe te bashkepunojme per hir te sigurise ligjore ne procesin e kthimit te prones se Valdanosit

Proceset gjygjesore te cilet jane ne vijim, ne lidhje me kthimin e prones, si ne nivelin shteteror ashtu edhe nderkombetare, na japin te drejte qe te besojme ne drejtesi dhe ne parandalimin e gabimeve te mundshme.

Duke marre parasysh faktin qe Ulqini ka potencialet me te medha per zhvillim e turizmit ne Mal te Zi, FORCA shpreh gadishmeri per angazhim maksimal dhe eshte e gatshme te jap perkrahjen e vet per valorizimin e vlerave turistike si ne Plazh te madhe, ne Ade ashtu edhe ne lokalitetet e Hotelit Jadran, Galeb, Lido , Mediteran etj. Ne keto lokalitete per nje kohe shume te shkurte mund te filloje realizimi i investimeve te vlefshme te cilat priten ne periudhen e ardhshme.

Gjiri i Valdanosit duhet trajtuar si lokalitet unik te cilin duhet ta ruajme per gjeneratat e ardhshme dhe veprimtarite rreth tij duhen te sherbejne per uljen e tensioneve dhe sundimin e te drejtes

FORCA – Sherbimi informativ
YouTube Preview Image