Shkolla e integrimeve euro-atlantike për gjimnazistët e Ulqinit

February 10, 2011   | Shoqëria / Društvo

Me dëshirën që të rinjve t’iu ofrohen njohuri dhe informacione mbi proceset më të rëndësishme për shoqërinë tonë që do të zhvillohen në vitet e ardhshme, Organizata e shoqërisë civile „HORIZONTI i RI“ me mbështetjen e Ambasadës amerikan në Mal të Zi, organizon Shkollën e integrimeve euroatlantike.
Shkolla për Integrimet euro‐atlantike është program i edukimit joformal i cili ofron një mundësi të veçantë për informim cilësor për historikun, idenë, kornizën institucionale të Bashkimit Evropian e të Aleancës Veri‐Atlantike (NATO), por edhe për proceset aktuale të integrimeve në këto struktura, nëpër të cilët po kalon Mali i Zi. Shkolla iu dedikohet nxënësve të shkollave të mesme të Ulqinit që kanë interesim në zhvillimin e njohurive dhe eksperiencave për Bashkimin Evropian dhe NATO‐n si dhe çështjeve tjera që kanë të bëjnë me proceset Integruese. Ky program edukativ përfshinë 10 module. Ligjëratat do të mbahen një herë në javë (çdo të shtunë), në periudhën shkurt – maj 2011.
Përveç ciklit të ligjëratave, projekti përfshin edhe aktivitete tjera kreative,prezantime, performance, etj. Projekti finalizohet me kremtimin e Ditës së Evropës, me 9 maj. Në fund të këtij cikli, kandidatët do të marrin edhe diplomat përkatëse për njohuritë e fituara. Paraqitja për këtë Program bëhet duke plotësuar formën aplikuese të cilën mund ta merrni në web‐sajtin e OJQ “Horizonti i Ri”: www.ngo‐horizonti.org

Afati i paraqitjes është deri me 10 shkurt 2011. Numri i kandidatëve është i kufizuar.

PARAQITU DHE NJIHU ME MUNDËSITË PËR TË ARDHMEN TËNDE!

Horizonti Ngo -Video